VLORË - Spitali psikiatrik në qytetin e Vlorës është rikonstruktuar 33 vjet nga ndërtimi i tij, kohë në të cilën nuk kishte njohur asnjë investim.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj të cilët inspektuan punimet në këtë spital e quajtën godinën e re shenjë të mbajtjes së premtimeve.
“Sot, jemi këtu me një premtim të mbajtur! Shlyem borxhet e spitaleve dhe godina e re e spitalit psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, sot është realitet”, u shpreh Beqaj gjatë takimit me mjekë, infermierë e punonjës së këtij spitali.
Ndërsa kryeministri Rama i cili ka zgjedhur të ndajë fotot e ndërtesës së re të Spitalit Psikiatrik në rrjetin social Facebook shkruan:
“Sot, spitali e ri Psikiatrik në Vlorë, u ndërtua pas 33 vitesh pa asnjë investim për të sëmurët e lënë në gjendje torture mesjetare. Falë një investimi të këtyre 18 muajve kemi një spital model me standardet më të mira dhe kushte bashkëkohore për trajtimin e pacientëve; një spital i cili përbën një shembull të shkëlqyer të shpenzimit të fondeve publike dhe nuk ka asgjë më pak se sa spitalet e mira të Evropës,” tha ai.

Foto të tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com