Rikonstruktuohet kopshti te Bregu i
Lumit, Veliaj: Kushte për 180 fëmijë

Rikonstruktuohet kopshti te Bregu i<br />Lumit, Veliaj: Kushte për 180 fëmijë
Kopshtet e rikonstruktuara të Tiranës ofrojnë të njëjtat kushte si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi. Një tjetër dëshmi e kësaj filozofie të Bashkisë së Tiranës është edhe kopshti “Pinoku” në zonën e Bregut të Lumit, i cili frekuentohet nga rreth 180 fëmijë, 33 prej të cilëve vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian.

Pas rikonstruksionit të çerdhes 6 muaj më parë, tanimë kjo lagje ka edhe një kopësht që ofron kushte dhe standarde shumë të mira për fëmijët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputeti i PS, Rakip Suli, vizituan ambientet e rikonstruktuara të kopshtit dhe u shprehën të kënaqur për premtimin e mbajtur.

Jam shumë i lumtur që kthehem fiks pas një viti në këtë komunitet. Që në vitin e parë të mandatit tonë rregulluam çerdhen këtu ngjitur, por më vjen mirë që një pjesë e fëmijëve që kanë qënë te çerdhja para një viti, sot janë te ky kopësht. Nëse do sillnim dikë me sy të mbyllur te Bregu i Lumit dhe të shikonte këtë kopësht, nuk do e kuptonte dot që ky është një kopësht në periferi, sepse është i njëjtë me një kopësht në qëndër të Tiranës. Kemi arritur në një ditë të mirë për Tiranën, ku po punojmë me të njejtin standard e cilësi si në infrastrukturë, ashtu edhe në mësimdhënie”, tha Veliaj.

Duke konfirmuar se bashkia do të mbajë premtimin për rikonstruktimin e 23 kopshteve në qytetin e Tiranës, Veliaj theksoi se e rëndësishme është se nëpërmjet punimeve dhe shërbimit që ofrohet në këto institucione nuk ka diferencë mes qendrës dhe periferisë.

E di se ky është një komunitet kryesisht informal, me fëmijë nga komuniteti rom dhe egjiptian, por besoj se në Tiranë duhet t’u japim një shans të barabartë gjithë fëmijëve. Ngjyra e lëkurës nuk duhet të jetë arsye për të qenë pengesë që një fëmijë të jetë i suksesshëm. Kjo është Tirana që ëndërroj unë dhe besoj se ky është edhe vizioni juaj dhe i të gjithë edukatoreve që punojnë në çerdhe e kopshte”, theksoi Veliaj.

Më tej, ai shtoi se bashkia është e vendosur që tanimë kur puna me kopshtet po mbyllet, prioritet do të kenë shkollat dhe pjesa tjetër e infrastrukturës urbane, siç janë rrugët, lulishtet apo hapësirat çlodhëse.

Tani që mbyllëm investimet në kopshte dhe çerdhe, do të kemi më shumë investime në infrastrukturë. Sot jemi në fazën ku po punojmë për riparimin e brigjeve të lumit për shmangien e përmbytjeve, duke qenë se po afrojmë në kohën e shirave, ku moti nuk është aq bujar me ne. Megjithatë, tani që kemi zgjidhur prioritetin e fëmijëve, mund të fokusohemi edhe te ndërhyrjet në infrastrukturë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Në këtë kopësht janë bërë ndërhyrje në të 6 tualetet, si dhe janë vendosur nga fillimi pothuajse të gjitha pajisjet hidrosanitare. Në të gjitha dhomat ku mësojnë dhe qendrojnë 5 grupet e fëmijëve është bërë shtrimi me laminat, lyerje, si dhe ndriçim i ri. Është bërë streha e kopështit, e cila zgjidh një problem shumë të madh që krijohej në ditët me shi, i cili hynte në ambientet e brendshme. Është bërë sistemimi i jashtëm i të gjithë perimetrit të kopshtit, këndi i rërës, këndi i lodrave, këndi i ujit, si dhe është krijuar një magazinë e re për kopshtin.    

veliaj kopshti te bregu i lumit
veliaj kopshti te bregu i lumit
veliaj kopshti te bregu i lumit
veliaj kopshti te bregu i lumit
 Foto të tjera..


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit