Rikthehen emocionet e Serisë A

Rikthehen emocionet e Serisë A
Rikthehet Seria A dhe emocionet e saj të jashtëzakonshme, mund të mos jetë më kampionati më i fortë në botë dhe sigurisht që nuk është më i pasuri, por gjithsesi mbetet jo vetëm gjeografikisht por dhe emocionalisht më pranë shqiptarëve të mësuar ta ndjekin për vite me radhë.

Përtej Adriatikut pyetja mbetet edhe këtë vit e njëjta, kush do të jetë anti-Juventusi dhe mbi të gjitha a do të arrijë një skuadër tjetër të zbresi nga froni bardhezinjtë e Allegrit që kërkon titullin e 6-të radhazi.

Juventusi ka bërë një merkato të frikshme, ka marrë golashënuesin më të mire e edicionit të kaluar Higuain ndërsa në mesfushë ka edhe Pjanic. Te Napoli ka më shumë uri pas largimit të Higuain ku Hamsik, Gabiadin e Hysaj me shokë do të duan të mbushin boshllëkun e krijuar nga largimi i argjentinasit, ndërsa dhe te Roma janë lodhur me misionet e papërmbushura.

Verdhekuqtë këtë vit synojnë titullin, duke kërkuar të mos flitet më vetëm për golat e gabuar nga Dzeko apo Totin që qëndron në stol. Është aty dhe Interi, De Boeur ka një detyrë të vështirë për tu adaptuar shpejt me Serinë A, por zikaltërit ja kanë dalë të mbajnë yjet duke bërë blerje interesante si Candreva. Ka patur më pak kohë për merkato për Milanin që këtë verë e ka kaluar mes pritjen për shitjen e klubit, por aty pritet që diferencën ta bëjë fantazia e Montellës.

Një surprizë mund të vijë dhe nga grupi i atyre që kanë pësuar shumë zhgënjime këto vitet e fundit, skuadra si Lazio e Fiorentina, ku i dihet nga një grup i tillë mund të dalë një Leicester italian. Përtej sharmit të zakonshëm për të gjithë ne ky do të jetë një sezon që ka dhe një motvi më shumë për të mos u humbur, do të jenë plot 9 shqiptarët që luajnë këtë sezon në Serinë A, duke nisur nga Hysaj i Napolit, Lazio me Etrit Berishën e Strakoshën e ri, Peskarën ku janë plot tre shqiptarë, Memushaj, Rey Manaj që kërkon të bëjë hapin e madh në kategorinë maksimale të futbollit italian me një rol protagonisti, dhe Leonardo Malokun, është dhe Torino me Arlind Ajetin, Gjimshiti te Atalanta e Veseli te Empoli.

Kampionati nis menëjherë më një sfidë të rivalitetit të jashtëzakonshëm , cel siparin Roma-Udinese ndërsa në orarin tradicional të mbrëmjes 20.45 një përballje absolutisht për të mos u humbur, luhet Juventus-Fiorentina.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron