Reali i Madridit ka fituar Super Kupën e nëntë të Spanjës në histori me një fitore spektakolare me rezultatin 2 - 1 në stadiumin "Santiago Bernabeu" përballë ekipit të Barcelonës. Golat për madrilenët janë shënuar nga Higuain dhe Cristiano Ronaldo në pjesën e parë të ndeshjes, e cila është dominuar plotësisht nga "Galaktikët" që rikthehen te trofeu pas tre viteve mungesë. Të besuarit e trajnerit Hose Murinjo kanë dominuar pjesën e parë të 45' minutave në të githë aspektet, ndërsa Barcelona nuk ka mundur të dalë në lojën e saj, për meritë të Los Blankos, të cilët kanë realizuar presing në cdo moment që topi vihej në zotërimin e katalanasve.

Fillimisht Reali ka një rast të pastër për të kaluar në avantazh me Gonzalo Higuain në minutat e para, por nuk tregohet i saktë para portës. Argjentinasi nuk gabon në rastin e dytë duke korigjuar shinjestrën në minutën e 10 pasi mposht portierin Valdez duke ngritur stadiumin në këmbë. Pas golit të parë reparti difensiv i katalanasve çorientohet akoma më shumë duke i dhënë mundësinë Ronaldos që të përfitojë nga një gabim i Pikes duke mposhtur për herë të dytë brenda pak minutave Vikor Valdez. Pas golit të dytë të pësuar blaugranët humbasin edhe mbrojtësin Adriano, i cili largohet me karton të kuq. Reali nuk kënaqet me kaq duke vazhduar presingun, por nuk shkon më shumë se dy gola. Ndërsa Barcelona ngushton diferencën me Lionel Mesin në minutën e fundit të fraksionit të parë me një goditje dënimi. Në 45 minutat e pjesës së dytë Barcelona tentoi të barazonte rezultatin, por ishte e pamundur, pasi madrilenët ishin të rreshtuar mjaft mirë në mbrojtje. Në fund të El Classicos ka pasur vend edhe për dy blerjet e reja Song dhe Modric.

(d.b/shqiptarja.com)