Rikthehen në muzeun e Amsterdamit
pikturat e vjedhura të Van Gogh

Rikthehen në muzeun e Amsterdamit<br />pikturat e vjedhura të Van Gogh
Dy piktura të Van Gogh të cilat u vodhën në vitin 2003 nga muzeu "Vicent Van Gogh", në Amsterdam janë rikthyer sërish pas 14 vitesh në muret e muzeut.
 
Policia italiane, shtatorin e kaluar, gjatë një hetimi ndaj Raffaele Imperiale, i cili akuzohet se ka qenë koka  e një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, kishte zbuluar dy piktura të Van Goghut të cilat u sekuestruan dhe tashmë i janë dorëzuar muzeut nga i cili ishin vjedhur.
 
Pikturat të cilat i përkasin shekullit të 19-të, kanë një vlerë shumë të madhe pasi konsiderohen si një pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit artistik të Van Gogh,
 
Muzeu "Vicent Van Gogh" zotëron koleksionin më të madh në botë të veprave artikstike të piktorit. Në këtë muze ndodhen më shumë se 200 piktura dhe 500 vizatime që mbajnë firmën e  Van Gogh.

Në vitin 2003 hajdutët arritën të hynin në muze nëpërmjetë çatisë dhe arritën të vidhnin në një kohë rekord prej 3 minutash e 40 sekondash të dyja pikturat.
 
Ndërkohë, një prej hajdutëve i cili është arrestuar nga autoritetet, kur u mor në pyet nga hetuesit se përse kishin zgjedhur ato dy piktura për t'i vjedhur, u shpreh se synimi kishin qenë piktura më të famshme të piktorit, por ato ishin më të vështira për tu vjedhur.

piktura van Gogh
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora