VIDEO/ Rikthehen reshjet e borës në disa qarqe! 'Vishen' me të bardha Dardha e Voskopoja! Apeli ndaj shoferëve: Kini kujdes, problem lagështira në rrugë

Reshjet e dëborës janë rikthyer në veri të vendit por edhe në një pjesë të jugut.

Në Korçë lartësia e dëborës arrin mbi 1100 metër. Reshje me intensitet të lartë janë shënuar në fshatin turistik të Dardhës, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 cm por kalimi me mjete bëhet lirshëm.

Edhe në Voskopojë ka rreshje bore me intensitet mesatar, por nuk ka rrugë të bllokuara, ndërsa kontraktorët ndodhen në terren. Reshje dëbore ka edhe në aksin rrugor Korçë - Kapshticë. 

Në zonat e ulëta rreshjet bien në formën e shiut. Momentalisht nuk raportohet ndërpreje të energjisë elektrike. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet e shiut me intensitet të ulët kanë përshkuar të gjithë vendin, por deri më tani nuk ka probleme në akset nacionale.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj. Ai shtoi se shoferët duhet të qarkullojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Reshjet e borës dhe të shiut në vend, Balla: Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, duke marrë shkas nga shtimi i reshjeve të dëborës dhe shiut në disa zona të vendit, gjatë orëce të fundit, u ka bërë thirrje qytetarëve dhhe shoferëve për të bërë kujdes gjatë qarkullimit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.

“Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.

Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit”,- shkruan Balla.

 

Ora 17:59
Reshje shiu dhe dëbore në disa qytete, ARRSH jep informacione mbi situatën e rrugëve

1702228330_ddddddd.JPG

Reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se deri më tani nuk ka probleme në akset nacionale.

"Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerjeRrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme, njofton ARRSH

Një apel ka dhe për drejtuesit e mjeteve "që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore".

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë