Këtë të enjte në qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës. Kështu në fshatin turistik të Dardhës, në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës ka arritur nga 5 deri në 10 cm.
Autoritetet vijojnë punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, për një qarkullim të sigurt për banorët por edhe vizitorët.
Megjithatë nga ana tjetër ata bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore.
Komente







