Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës, këto janë akset rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve

Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës. Mëngjesin e sotëm zonat malore janë zgjuar me reshje dëbore, gjë që ka sjellë probleme në qarkullim në zona të ndryshme të vendit. 

Report Tv mëson se Mali i Krujës, Qarku i Dibrës, Lura, Kalaja e Dodës,  Selishta , Zall Dardha si dhe Trebishti janë zonat të cilat kanë shfaqur probleme me qarkullimin rrugor pasi rrugët janë bllokuar nga reshjet e borës që kanë rënë gjatë natës. Në zonën e Korçës qarkullimi rrugor nuk ka pasur probleme, ndërkohë që rrugët kamë kalueshme me zinxhirë. Trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur në 10cm ka arritur dardha, në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit nga 5 deri në 6 cm. 

Në verilindje prej të hënës në mbrëmje  moti ka qenë i paqëndrushëm. Ka patur reshje shiu në zonat e ulëta  dhe bore deri në lartësinë mbi 700 m. Si rezultat i kësaj situate klimaterike ka patur rënie gurësh në disa segmente rrugore. Rrugët janë të qarkullueshme dhe nuk raportohet për probleme. Ndryshimi i motit vjen pas një moti të ngrohtë që mbizotëroi në verilindje prej disa ditësh të cilat ndikuan në shkrirjen e masës më të madhe të borës që kishte rënë më herët. Shkrirja e borës  ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës  që aktualisht është në kuotën e 269 metra. 

Ndërkohë ARRSH njofton se po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në rrugët të përfshira nga dëbora. Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Situata me rrugët sipas ARRSH

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:

Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore. 
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Qendror Tiranë:

Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin. 
Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. 
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Verior Shkodër:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në rrugët:
Ura e Cerenecit - Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.
Trebisht - Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.
Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.
Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.
Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja