Rikthehen reshjet e shiut në Juglindje! Ja si paraqitet situata

Qarku i Korçës ditën e sotme është përfshirë nga reshje shiu me intesitet të ulët deri në mesatare, shoqëruar me erë.

Sipas informacioneve, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa problem, por megjithatë rekomandohet kujdes për drejtuesit e automjeteve në qarkullim.

Në zonën e Koritës në Maliq janë evidentuar reshje breshëri, por momentalisht nuk raportohet për dëme në sektorin bujqësor.

Këto reshje kanë bërë që vatrat e zjarrit aktive prej 15 ditësh në Malin e Thatë të shuhen dhe situata të kthehet në normalitet. 

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ohër/ Meta takohet me kryeministrin dhe liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski

Ohër/ Meta takohet me kryeministrin dhe liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski