LEÇE - Rikthehet trafiku i klandestinëve me gomone. Guardia di Finanza e Gallipollit, ka arrestuar mëngjesin e sotëm dy skafistë shqiptarë.
Ata kishin çuar me gomone në Itali, 50 emigrantë klandestinë, të gjithë meshkuj. Siç bën të ditur media italiane, vetëm 4 emigrantë janë të mitur.
Guardia di Finanza ka bërë të ditur se, të arrestuar janë dy skafistë nga Vlora me inicialet M. F., 41 vjeç dhe B. D., 37 vjeç.

(Në foto: Skafisti me inicialet M. F)
Zbarkimi i klandestinëve është bërë rreth orës 03.20 minuta duke gdhirë mëngjesit të sotëm në brigjet e Leçes.
Patrullat e Guardia di Finanza e kanë vëzhguar nga larg udhëtimin e gomones dhe kanë ndërhyrë kur të gjithë emigrantët kanë zbritur.

(Në foto: Skafisti me inicialet B. D)
Dy skafistët mësohet se kanë tentuar të largohen me gjithë fuqinë e motorrëve por janë ndaluar nga motovedetat italiane.
Siç mësohet, 37 klandestinë janë ndaluar në momentin e zbarkimit ndërsa 13 të tjerë janë ndaluar nga karabinierët e Tricase. Operacioni është drejtuar nga Guardia di fininca e Gallipolli.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com