Grupi muzikor i Spice Girls u rikthye në skenë pas shumë vitesh. Ato e filluan turin e tyre në Dublin, por publiku mbeti i zhgënjyer nga performanca e tyre, aq sa u tha se shumë njerëz u larguan.
Gjithashtu këtë herë vajzat u kthyen 4, jo 5 si dikur. Victoria Beckham nuk ishte e pranishme për shkak të angazhimeve të saj. Publiku u shpreh i zhgënjyer dhe për çmin e biletës të cilat kushtonin nga 66 paund deri në 146 paundë. Tashmë kanë mbetur edhe 5 performanca të tyre që shpresojmë të jenë të suksesshme.