Rikthehet 'Lulet e kripes' e Jakov
Xoxës,studiuesit:Shkrimtar magjik

Rikthehet 'Lulet e kripes' e Jakov<br />Xoxës,studiuesit:Shkrimtar magjik
Një roman i realizmit socialist me nuanca të dukshme të realizmit magjik ky është një nga konkluzionet për romanin voluminoz “Lulet e Kripës” të shkrimtarit të njohur shqiptar Jakov Xoxa. Romani i ribotuar është prezantuar në një veprimtari me karakter shkencor këtë të premte ne Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Kumtesat u përqendruan në prezantimin dhe zbulimin e vlerave të mirëfillta letrare, duke shmangur paragjykimet se vepra i përket metodës formaliste të realizimit socialist. “Lulet e Kripës” në variantin e plotësuar e të ripunuar bëhet tashmë pjesë e debateve shkencore për rivlerësimin e letërsisë shqipe.

Studiuesi Agim Vinça ka diskutuara për shijen e paharruar të romanit Lulet e kripës në vitin 1978, kur u botua në Kosovë. 

“Në Prishtinë kjo vepër u lexua shumë dhe u vlerësua lart, posaçërisht "Lumi i vdekur" kurse autori i saj u radhit në mesin e shkrimtarëve më të dashur e më të çmuar të lexuesve dhe të kritikës letrare jo vetëm për shkak të përmbajtjes së rëndësishme që trajtonte vepra e tij por edhe për shkak të gjuhës së pastër dhe shkrimit të papërsëritshëm nëpërmejt të cilit sendërtohej ajo”, u shpreh Agim Vinça.

Studiues Behar Gjoka theksoi disa nga realizimet estetike dhe letrare që e bëjnë veprën e Jakov Xoxës një gur të çmuar në letërsinë shqipe. 

“Ribotimi i romanit Lulet e kripës të shkrimtarit Jakov Xoxa, na jep mundësinë për të prekur magjinë e prozës, të marrë në kontekst me veprën letrare të autorit, por pandarazi të kontributit të dhënë në tipologjinë e romanit, në kuadër të letërsisë bashkëkohore shqipe”, tha Behar Gjoka.

Ndriçim Kulla ka theksuar ndër të tjera edhe kontributin për gjuhën shqipe të Jakova Xoxës.

Më tej gjate veprimtarisë shkencore Leksiku dhe moderniteti i romanit janë analizuar nga nga Ben Andoni, ndërsa për stili letrar foli shkrimtarja Diana Çuli. “Lulet e kripës” ka qenë një nga veprat më të lexuara para viteve ’90, për faktin se në faqet e kësaj vepre voluminoze kishte jetë, ndjenjë drama dhe dashuri.

[gallery]20178[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre