Rikthehet Banka Bujqësore, përmes
unionit të kursimit të kredive
Qeveria synon që projektin për ngritjen e bankës bujqësore ta realizojë përmes unionit të kursim kredive. Ngritja e një banke të tillë është kërkuar edhe nga ekspertët për t'i dhënë këtij sektori akses në financime duke mundësuar rritjen e prodhimit dhe të ardhurave në fshat.
TIRANE- Qeveria synon që projektin për ngritjen e bankës bujqësore ta realizojë përmes unionit të kursim kredive. Ministri i Financave Shkëlqim Cani shfrytëzoi ansamblenë kombëtare të këtij institucioni për të bërë publik propozimin. "Do të guxoja të artikuloja me ju, në këtë asamble të nderuar, të përfaqësuesve të botës financiare të fshatit, edhe krijimin e Bankës Bujqësore, ku do t'ju shihnim si ndër faktorët thelbësorë për krijimin e kësaj banke. Natyrisht mbetet në dëshirën dhe në vizionin tuaj për ta realizuar", tha Cani.
Bujqësia jep rreth 19 për qind të Prodhimit Kombëtar dhe punëson gati gjysmën e popullsisë aktive. Por megjithë peshën e madhe në ekonomi, fermerët nuk kanë akses në kreditë bankare dhe burimi i tyre i vetëm për financime kanë qenë shoqëritë e kursim kreditit. "Gjatë vitit 2013, falë një rrjeti kapilar, që mbulon 1080 fshatra, Unioni SHKK vazhdon të ofrojë shërbime financiare ndër më konkurrueset në treg, duke injektuar gjatë vitit 2013, 12 milionë euro të shpërndarë në 5100 fermerë dhe duke mbledhur 3.4 milionë euro depozita të reja", tha Zana Konini, kryetare e &Unionit të SHKK.
Ngritja e një banke të posaçme për të financuar bujqësinë është kërkuar me ngulm edhe nga ekspertët për t'i dhënë këtij sektori akses në financime duke mundësuar rritjen e prodhimit dhe të ardhurave në fshat.
Projekti ka qenë i pranishëm edhe në programin qeveritar të Ekzekutivit Berisha, por nuk u realizua asnjëherë. Sipas ministrit Cani, rigjallërimi i projektit “është një dëshmi e qartë e mbështetjes që Qeveria po i jep 45.000 anëtarëve të Shoqërive Kursim Kredi të shpërndarë anembanë vendit”.
Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2999
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, shuhet pas më shumë se 2 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46