ANGLI - Sulmuesi i kombëtares Armando Broja është rikthyer në fushat e lojës. Mbrëmjen e djeshme, shtatlarti kuqezi luajti minutat e para për këtë sezon, teksa u aktivizua për U-21 e skuadrës së Everton.
Të rinjtë e Everton u mundën mbrëmë 1-0 nga Uatford U-21. Broja luajti vetëm pjesën e parë. Në fraksionin e dytë sulmuesi nuk u aktivizua për shkak se sapo është kthyer nga dëmtimi i gjatë në tendinë dhe trajneri nuk donte ta rrezikonte më shumë.
Gjatë kohës që luajti Broja tentoi disa herë të godiste drejt portës por pa sukses.
Tashmë pritet që ai të rikthehet me ekipin e parë të Everton, ku u transferua verën që lamë pas nga skuadra e Chelsea.