Rikthehet Bunk'Rock, nata e fundit
me grupin ''Asgjë Sikur Dielli''

Rikthehet Bunk'Rock, nata e fundit<br />me grupin ''Asgjë Sikur Dielli''
Festivali Bunk’Rock do të vijojë me një mbrëmje tjetër fantastike me grupin ''ASGJË SIKUR DIELLI” më 27 janar. Grupi i njohur kosovar do të performojë hitet më të njohura në Bunkerin pesëkatësh antibërthamor.

Festivali që do të mbahet ne sallën e Kuvendit në Bunk’Art 1, do të vijojë të shfaqet falas për publikun. Pjesëmarrësit që kanë ndjekur festivalin, nuk tërhiqen vetëm nga muzikantët e njohur, por edhe nga vetë Muzeu Bunk’Art 1, siç kanë pohuar shumica e të rinjve dhe turistëve të huaj në natën fantastike të 20 janarit, kur performoi kantautori i njohur Elton Deda.

Performancat e Elton Dedës kanë ndezur entuziazmin tek të pranishmit. Ndërsa këtij festivali nuk i kanë munguar edhe performancat e grupit Crossbones dhe këngëtarëve të tjerë të muzikës rock e metal.

Festivali Bunk’Rock është mbajtur gjatë dy muajve dhjetor 2016 dhe janar 2017 dhe është ndjekur nga qindra pjesëmarrës. Të rinjtë e konsiderojnë si një dhuratë fatntastike faktin që ky festival jepet falas.

Një autobus i linjes se Linzës do te jete i disponueshem ne oren 20:15 prane Kulles se Sahatit, per te shoqeruar pjesemarresit ne BUNK'ART 1 dhe ne oren 23:00 do t'i ktheje mbrapsht ne qender te qytetit.

Edhe këtë herë grupi “Asgje sikur dielli” do të performoje falas per publikun ne Bunk’Art 1 disa nga hitet e njohura “ku ka me mire se me kene shqiptar”, “Ndodhemi”, “Disident” e te tjera performance surprizuese. 

 
Karriera e grupit ''Asgjë Sikur Dielli''
Grupi ‘’Asgjë Sikur Dielli’’ u krijua në vitin 1996, kur Alban Nimani(vokalisti i grupit) dhe Bujar Hundozi(kitaristi), u takuan dhe vendosën të punojnë së bashku. Dyshja mori pjesë në shumë koncerte në Prishrinë, dhe më pas në grup u shtuan edhe dy anëtarë të tjerë Visar Qeska dhe Fatos Berisha. Grupi publikoi për publikun albumin e tyre të parë në vitin 1998. Albumi i tyre i parë u quajt ‘’1’’. Pas luftës në Kosovë, anëtarët e grupit u larguan nga vendi deri sa përfundoi lufta. Grupi i njohur ka marrë pjesë në koncerte dhe festivale ku kanë fituar çmime të ndryshme, por vetëm verën e 2005-ës ata publikuan albumin e tyre të dytë’’Ndodhemi’’. Më 1 shkurt të vitit 2010, nga grupi u largua Alban Nimani për të vazhduar një karrierë solo. Në vendin e tij erdhi Kushtrim Hoxha. Por në vitin 2014, Albani u rikthye sërish në grup. Kjo frymë e re në grup solli edhe albumin e tretë, të titulluar “Disident”. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot