Roma është rikthyer te fitoret në Seria A pas humbjes shkatërruese 4-0 që Udinese i shkaktoi një javë më parë. Verdhekuqtë e Jose Mourinhos kanë mposhtur me vështirësi 1-2 Empolin, që ndeshjet e mbylli me 1 lojtar më pak.
Kryeqytetasit realizuan fillimisht një supergol me Dybala-n, ndërsa para se ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes Bandinelli riktheu baraspeshën. Më tej golin deçiziv e ralizoi londinezi Abraham, duke e ngjitur Romën në vendin e pestë me 13 pikë, 1 më pak se kryesuesit. Kjo ishte edhe ndeshje që mbylli javën e 6 të kampionatit.
seria a.PNG" style="height:793px; width:720px" />