Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampioneve për 2014. Kompeticioni më prestigjioz për klube rikthehet fuqishëm me dy ndeshjet spektakolare në Angli dhe në Gjermani.
Manchester City do të presë Barcelonën ndërsa Leverkusen sheikët e PSG. Në prag të finales së parakohshme mes Manchester City-t dhe Barcelonës ka folur për mediat trajneri i ekipit anglez, Pelegrini duke u shprehur optimist për kalimin e turit.
Kiliani ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke mos e përqendruar vëmendjen vetëm te sulmuesi argjentinas, pasi sipas tij, Barcelona nuk është vetëm Mesi, pasi ka edhe shumë futbollistë të tjerë të talentuar që mund të godasin në do moment nëse nuk do të tregohet kujdes maksimal para portës.
“Barcelona nuk është vetëm Mesi, pasi ata kanë në skuadër një grup futbollistësh të shkëlqyer. Ne nuk duhet të përqendrohemi vetëm te mbulimi i Mesit, pasi mund të harrojmë lojtarët e tjerë. Deri në këtë moment kemi zhvilluar një sezon të mirë por tani vjen pjesa më e vështirë për ne. Kur luajmë një sfidë si kjo duhet të kemi shumë gjëra në mendje. Duhet të zhvillojmë të njëjtin stil loje që kemi bërë deri tani por nuk duhet të harrojmë që përballë kemi Mesin dhe një kundërshtar me shumë cilësi.
Sfida do të jetë një provë e mirë” tha ai.Ndërsa në fund ka folur edhe për futbollistët e tij dhe mungesën e Agueros që është kryesorja. “Rikthimi i Fernandinhos është thelbësor sepse me Yaya Toure formojnë një dyshe të shkëlqyer në qendër të mesfushës. Më vjen shumë keq që nuk rikuperuam dot Agueron, pasi është disavantazh për ne” përfundoi ai.
Pak orë përpara ndeshjes së shumëpritur ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Martino. “City është shumë i ngjashëm me ne, ndoshta pakëz më i drejtpërdrejtë. Mendoj se skuadra që do ta mbajë më pak topin do të vuajë më shumë. Ata nuk janë një mini-Barcelonë apo ndonjë mini-skuadër tjetër.
Është një nga skuadrat më të mëdha në botë aktualisht. Kanë lojtarë të shkëlqyer nga e gjithë bota”, ka deklaruar Martino në konferencën për shtyp. Ndërsa në ndeshjen tjetër në Gjermani, trajneri Hipia beson te mrekullia përballë francezëve, edhe pse Blanc do të tentojë kualifikimin që në ndeshjen e parë, pasi në sulm do të zbresë artilerinë e rëndë Ibra-Cavani që vështirë se do të ndalohet në Gjermani.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com