Rikthehet Champions, Real Madrid dhe Juventus me misionin përmbysje (VIDEO)

Magjia e Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me misionin përmbysje për Real Madrid dhe Juventus. Në Angli pritet spektakël dhe “luftë” e fortë sportive për biletën në çerekfinale mes Manchester City dhe Real Madrid. Skuadra e Pep Guardiolës e ka fituar ndeshjen e parë 2-1 dhe skuadrën e ka të plotë edhe për mbrëmjen e sotme me përjashtim të Kun Agueros. Guardiola ka deklaruar se është tifoz i Barcelonës dhe do me çdo kusht ta mund Realin. City i ka fituar 5 ndeshjet e fundit dhe është në superformë.

Por nuk mbeten pas as spanjollët të cilët janë thirrur në detyrë për një përmbysje të madhe. Të freskët si kampionë të Spanjës Zidane duket se e ka gati planin.Mungon kapiteni Ramos i pezulluar dhe do zëvendësohet nga Militao.” Për ne është si një finale dhe jam i bindur që do bëjmë ndeshje të madhe” ka thënë Zidane.

Me misionin përmbysje zbret në fushë po në orën 21:00 edhe Juventusi. Bardhezinjtë duhet të kthejnë humbjen 1-0 në Francë ndaj Lyon. Dybala është ende në dyshim dhe në krah të Ronaldos mund të luajë Higuain. Ky është shansi i fundit për kampionët e Italisë pasi kjo është një ndeshje për jetë a vdekje në kompeticionin që duan aq shumë ta fitojnë.

Ndërkaq në Europa League janë përcaktuar edhe katër çiftet çerekfinaliste. Sevilla është eksperte e këtij kompeticioni dhe e tregoi këtë duke mund 2-0 Romën dhe tashmë do përballet me Wolves. Interi do përballet me Bayer Leverkusen, United me Copenhagen dhe Basel ndaj Shakhtar. Çerekfinalet e Europa League nisin të hënën në Gjermani. /Pergatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së