Rikthehet derbi Lazio - Roma

Rikthehet derbi Lazio - Roma
Lazio - Roma të dielën në orën 15:00 do të zbresin në fushë për të shkruar një tjetër faqe në historinë e tyre të rivalitetit.

Derbi i Lazio-Roma renditet përkrah derbeve më rivalizuese në Europë si Rangers-Celtic apo Gallatasaray-Fenerbace.

Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga historia e luftës midis dy ekipeve, asgjë nuk ka ndryshuar.

Lazio-Roma vazhdon të mbajë gjallë kampionatin italian, pavarësisht se niveli i Serisë A ka pësuar rënie të ndjeshme.

Në prag të sfidës nuk kishte si të mungonin edhe deklaratat midis drejtuesve.

Romanët nga njëra anë janë shprehur se kanë dërguar një letër në klubin bardhekaltër ku kërkohej që në përfundim

të ndeshjes dy trajnerët Petkovic dhe Zeman të shtrëngonin duart, por presidenti Lotito ka thënë se letra nuk ka mbërritur.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Serbia injoron ndërkombëtarët, zgjidhet qeveria e re pas disa orësh debatesh të forta

Serbia injoron ndërkombëtarët, zgjidhet qeveria e re pas disa orësh debatesh të forta