Rikthehet dhuna në kampionatin shqiptar të futbollit në Kategorinë e Dytë në ndeshjen Këlcyra-Maliqi e zhvilluar ditën e sotme dhe e mbyllur me rezultatin 1-1. Një futbollist i Maliqit, Arlind Xaka është goditur gjatë ndeshjes me grusht në nofull dhe ka përfunduar fillimisht në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u nis drejt Tiranës me urgjencë për mjekim më të specializuar, pasi ka dëmtime serioze.
Trajneri i Maliqit Egli Malësia i kontaktuar nga Shqiptarja.com u shpreh se ishte mbrojtësi i Këlcyrës, Aristidhis Coli që goditi futbollistin e ekipit të tij. Ai theksoi se jeta e lojtarëve ishte në rrezik, pasi janë goditur gjatë gjithë ndeshjes. Malësia thotë se në kushtet aktuale po mendon tërheqjen nga kampionati. Report Tv siguron pamjet e momenteve të tensionit gjatë ndeshjes mes dy ekipeve sot në Këlcyrë.
"Lojtarët e ekipit të Maliqit janë goditur pa top pa gjë gjatë gjithë ndeshjes. Aristidhis Coli goditi futbollistin e ekipit të tonë në nofull. Pa ti dhunë dhe cdo gjë ishte ne ekstrem. Tentuan të më godisnin edhe mua, por nuk arritën.

Për arsye familje nuk duam ta publikojmë emrin e lojtarit tanë që është goditur në nofull. Po mendoj të tërhiqem nga kampionati. Delegati dhe vëzhguesi nuk e di se cfare do të relatojnë. FSHF-ja duhet të bëjë punën. Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këlcyrës, gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër.
Jeta e lojtarëve ishte në rrezik. Falenderojmë Zotin që dolëm gjallë nga fusha e Këlcyrës, në kushte të tilla dhune fizike dhe psikologjike vetëm për futbollin nuk behet fjalë më. Me lojtarë të gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën me thoni ju a mund të luhet futboll? Sot njërit prej futbollistëve i është rrezikuar jeta. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë" tha ai për Shqiptarja.com.
Ndërkohë që vëzhguesi i FSHF-së Elidon Hala i kontaktuar nga gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase ka mohuar se ka pasur dhunë në fushën e lojës. "Nuk ka pasur sherr në fushën e lojës. Dëmtimi ka ardhur si pasojë e goditjes nga mbrojtësi kundërshtar" thanë ata.
Aristidhi Coli nuk është një emër i njohur për Komisionin e Disiplinës në FSHF-së, pasi vitin e kaluar në datë 8 tetor është dënuar me gjashtë ndeshje pezullim po për dhunë ndaj kundërshtarit, ndërsa sot akuzohet nga ekipi i Maliqit për një tjetër episod të dhunshëm.
Pamje nga ndeshja dhe momentet e tensionit te sfida Këlcyra-Maliqi
Momentet kur lojtari i Maliqit dërgohet me urgjencë në spital
Aristidh Çoli

Arlind Xaka
Komente


Për ç’farë tjeter mund të degjohet fshati Kelcyre me kelcyrjotet fshatare?
PërgjigjuTë dhe fsha Kelcyren n be th! Fshataret
PërgjigjuBejeni nje ligj, 10 vjet larg fushes lojtari qe godet me grusht. Kto jan kafshe
PërgjigjuMos ma merzitni Duken me gjera koti, me grushte e spitale, se kemi hallin te stadiumi. Kot ankoheni, Duka ashtu ju gjeti kur u be kryetar federate para 20 vitesh.
PërgjigjuMbajeni duken mbajeni
Përgjigju