Rikthehet Elhaida Dani për edicionin
e RTSH-së, tenton “Eurovizion”

Rikthehet Elhaida Dani për edicionin<br />e RTSH-së, tenton “Eurovizion”
Pas përgjysmimit të edicionit të kaluar, këtë vit Festivali i Këngës në RTSH do të pres 28 artistë, ku mes tyre do të rikthehen emra surprizë!

28 këngë do të garojnë sivjet në Festivalin e Këngës ku mes 50 garuesve janë përzgjedhur më të mirët, traditë kjo e muzikës së lehtë, e cila do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Martin Leka, prezantoi dje për mediat formulën dhe listën e këngëtarëve fitues që do të garojnë sivjet për çmimin e parë të festivalit.

elhaida dani

Bashkë me drejtorin artistik të festivalit, Shpëtim Saraçin dhe skenaristen Mira Tuci, Leka ka deklaruar se formula e këtij viti do të jetë që 28 këngët do të këndohen në dy netët e festivalit, ndërsa në finale do të këndohen 18 këngë të përzgjedhura gjatë dy netëve të para.

“Këtë vit do të ketë, pas çdo nate të festivalit, edhe Post Festival ku do të diskutohen të gjitha detajet e eventit nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës.

Ftoj të gjitha mediat të jenë të pranishme, pjesëmarrëse me të gjithë protagonistët e festivalit përballë”, ka thënë Leka.
 
PJESËMARRËSIT
Në këtë edicion të festivalit janë përzgjedhur 28 këngë mes 50 konkurueseve, ku siç shihet edhe nga lista marrin pjesë këngëtarë të brezave të ndryshëm dhe trevave shqipfolse.

“Bashkë me pjesëtarët e tjerë të grupit organizator, Shpëtim Saraçin dhe Alfred Kaçinarin, bëmë seleksionimet dhe dy ditë më pare vendosëm për këto 28 këngë, ku siç e vini re, përfshijnë artiste të rinj, por edhe shumë emra të njohur të muzikës shqiptare nga gjithë trevat”.
 
RISITË
Organziatorët premtojnë arritje për këtë vit, të cilën e shpjegojnë me risitë që kanë menduar në skenar, në skenongrafi dhe në përzgjedhjen e këngëve.

Njëkohësisht, ata premtojnë edhe një rritje të cilësisë për pjesëmarrjen tradicionale të fituesit në festivalin europian të këngës “Eurovzion”.

“Ka shumë raste kur festivalin e Këngës e lidhin me Eurovizionin“, ka thënë Drejtori, Martin Leka.


“Por kolegët, artistët që e drejtojnë këtë festival, nuk e shohin kështu sepse Festivali i Këngës është tradita jonë, e shkuara dhe e ardhmja.

Prandaj dhe në plan të parë është cilësia dhe vlerat që ky festival përçon tek publiku”.

Elhaida Dani, Bojken Lako, aktori Enver Petrovcki, Agim Poshka, Andos, Erga Halilaj, Besiana Mehmeti janë disa nga emrat që do të konkurrojnë në edicionin e 53-të të festivalit kombëtar të RTSH-së, por sipas organizatorëve ka munguar interesi i këngëtarëve të traditës dhe sidomos i atyre që në vitet ‘90 ishin zërat e rinj më të mire të këtij festivali.

Edhe në këtë edicion gjykimin do ta jape një juri profesioniste, emrat e të cilës do të bëhen publike në ditët në vijim.
 
Pas triumfit në “Top Fest” dhe në talent show-n italian “The Voice of Italy” në “RAI 2”, Elhaida rikthehet sërish në Shqipëri, kësaj radhe në Festivalin e Këngës në “RTSH”.

Ka përgatitur një këngë dhe do të tentoj sinqerisht të jetë fituese për të përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision 2015”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Vienë të Austrisë, pas triumfit të Conchita Wrst me këngën “Rise Like a Phoenix”.
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së printuar “shqiptarja.com”.
Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase