Rikthehet Elvana Gjata, flet për krimin në ish-Bllok: Jam e vrarë, s’i kam dashur askujt të keqen

Rikthehet Elvana Gjata, flet për krimin në ish-Bllok: Jam e vrarë, s’i kam dashur askujt të keqen

Elvana Gjata

Pas disa muajsh e zhdukur nga rrjetet e saj sociale, Elvana Gjata ka postuar për herë të parë një status. Këngëtarja shqiptare shkruan krahas një fotoje të bërë brenda një studioje muzikore se ka kaluar një situatë mjaft të vështirë që pas krimit të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018.

Elvana vijon më tej duke falenderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe dhe shprehet se nuk do të largohet nga muzika, pa të cilën nuk jeton dot.

Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.

Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale, fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.  Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj… ,”– përfundon Gjata.

Postimi i Elvana Gjatës

Po përse u “zhduk” Elvana?

Në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 08/02/2019 09:05

    Ti nuk ke asnjë faj moj vajzë, por fati të përfshiu rastësisht në një ngjarje që nuk e dëshiroje aspak. Është e kuptueshme dëshira juaj që të mos heqësh dorë nga profesioni që të imponon të jesh njëri publik, por mirë është të presësh dhe ca duke marrë parasysh se ende nuk kanë mbushur vitin viktimat e një ngjarje që pa vullnetin tënd të përfshiu dhe pavarësisht se ti nuk asnjë faj në këtë mes. Duhet marrë parasysh fakti se familjet kanë ndjeshmëri ndaj ekspozimit tënd, kur ai nuk është aspak i nevojshëm. Prioritet në këtë rast i duhet dhënë atyre që vuajnë dhe jo atyre që kanë dashuri dhe dëshirë të të shohin ty. Dhe këtu nuk flas për ekspozimin e detyruar në intervista ku ke të drejtën tënde ligjore të shprehesh dhe media bën punën e saj duke kërkuar foto, por flas për publike të panevojshme në Instagram që ndoshta ekspozojnë foto të jetës së përditshme që për momentin nuk janë aspak të domosdoshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit