GOLAT/ Champions League rikthehet me fazën e 1/8, Manchester City fiton 1-3 ndaj Copenhagen! Real Madridi i falet Diaz, polemika në Gjermani

Mesi i shkurtit ka lidhje me dashurinë dhe më shumë për ata që janë të lidhur pas futbollit. Këtë të martë pas një mungese thuajse dy mujore, kompeticioni më i rëndësishëm në Evropë, Champions League u kthye me fazën e 1/8 në ndeshjet me sistemin vajtje-ardhje me eliminim direkt.

Në Danimarkë, Manchester City fitoi 1-3, por nuk e pati të lehtë kundër Copenhagen. Në Gjermani, RB Leipzigu humbi mes polemikave 0-1 me Real Madridin. Ndeshjet e kthimit mes tyre luhen në 6 mars.

Në "Parken Stadium" të Copenhagenit, vendasit u mundën 1-3 nga fituesit në fuqi të Champions League, Manchester City. Ndeshja e parë e fazës së 1/8 mes tyre u vendos në pjesën e parë, me De Bruyne që zhbllokoi shifrat pas vetëm dhjetë minutave lojë. Mattsson barazoi në minutën e 34, me futbollistin që vetëm dhjetë ditë më parë firmosi në klubin danez. Asisti i De Bruyne bëri që Bernardo Silva të shënonte për 1-2 në fundin e pjesës së parë, me golin që i jep suksesin "Qytetarëve". Foden (sërish asist i De Bruyne) u kujdes që në fundin e lojës të "vuloste" rezultatin 1-3.

Në Gjermani, RB Leipzig u mund 0-1 nga Real Madridi. Ndeshja e 1/8 në Champions League nisi me polemika, kjo pasi vendasit shënuan që në minutat e para. Goli u anullua, ndërsa pas saj pati polemika pasi sulmuesi ishte në pozicion të rregullt. Duket se goli u anullua për një faull ndaj portierit të "Galaktikëve". Djemtë e Carlo Ancelottit më pas morën kontrollin dhe gjetën golin me Brahim Diaz në të 48 minutë.

Tanimë duelet e kthimit në Angli dhe Spanjë do luhen në 6 mars, me Man. Cityn që është pranë kalimit në çerekfinale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
VIDEO/ Manchester City fillon mbrojtjen e trofeut të CHL, mposht 1-3 Copenhagenin


Në "Parken Stadium" të Copenhagenit, vendasit u mundën 1-3 nga fituesit në fuqi të Champions League, Manchester City. Ndeshja e parë e fazës së 1/8 mes tyre u vendos në pjesën e parë, me De Bruyne që zhbllokoi shifrat pas vetëm dhjetë minutave lojë. Mattsson barazoi në minutën e 34, me futbollistin që vetëm dhjetë ditë më parë firmosi në klubin danez. Asisti i De Bruyne bëri që Bernardo Silva të shënonte për 1-2 në fundin e pjesës së parë, me golin që i jep suksesin "Qytetarëve". Foden u kujdes që në fundin e lojës të "vuloste" rezultatin 1-3.

 

 

 

Ora 22:56
VIDEO/ Real Madridi fiton 0-1 me Leipzig në Ligën e Kampioneve, polemika për VAR-in në Gjermani

Në Gjermani, RB Leipzig u mund 0-1 nga Real Madridi. Ndeshja e 1/8 në Champions League nisi me polemika, kjo pasi vendasit shënuan që në minutat e para. Goli u anullua, ndërsa pas saj pati polemika pasi sulmuesi ishte në pozicion të rregullt. Duket se goli u anullua për një faull ndaj portierit të "Galaktikëve". Djemtë e Carlo Ancelottit më pas morën kontrollin dhe gjetën golin me Brahim Diaz në të 48 minutë.

 

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen