Rikthehet festivali
teatror i Butrintit

Rikthehet festivali<br />teatror i Butrintit
TIRANE - Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000” rikthehet në muajin korrik pas mungesës dy vjeçare. Pas financimit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, “Butrinti 2000”, rikthehet këtë vit në edicionin e 12-të.

Qendra Kombëtare e Artit ka financuar me 4 milionë lekë këtë edicion të festivalit, i cili mbledh trupa teatrore nga Amerika, Spanja, Italia, Ukraina, Bullgaria, etj.

Për organizatorët e këtij festivali, kjo vlerë monetare është minimale dhe kushtëzon pjesëmarrjen e trupave të mëdha ndërkombëtare, por me rëndësi është vazhdimësia e traditës së këtij festivali, ndër të paktit që zhvillohen gjatë stinës së verës.

Mënyra dhe konceptimi i organizimit të këtij aktiviteti kulturor synon të nxisë integrimin kulturor në realitete bashkëkohore Europiane e më gjërë, me pjesëmarrjen dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve rajonale, të cilët si në planin afatshkurtër dhe atë afatgjate, luajnë një rol mjaft të madh në zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe ne veçanti te artit teatror.

Festivali do të nisë me 18 korrik deri në 23 korrik, ndërkohë që ende nuk është bërë publik kalendari i shfaqjeve pjesëmarrëse.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im