TIRANË - Pas disa ditëve pa shi dhe me temperatura normale në ditët në vijim pritet një ulje temperaturash duke sjellë dhe ditë më të ftohta për banorët e Tiranës por dhe Shqipërisë.

Temperaturat në Tiranë pritet të ulen me 2 - 3 gradë gjatë natës së sotme (3 Dhjetor) dhe do vazhdojnë të ulen deri në 5 - 6 gradë në ditët në vijim.

Dhe pse do të jetë një javë pa shi, temperaturat do të jenë shumë  të ulta duke bërë që ditët më diell të mos duken aq "të bukura" nga i ftohti i këtyre ditëve.

Në javën e ardhshme në datat 9 dhe 10 Dhjetor pritet që temperaturat të rriten me 1 - 2 gradë.

moti me logo
(Në foto: Ngjyra blu tregon rrymat e ftohta që duket se kanë prekur dhe Tiranën, e verdha ato më të ngrohta ndersa ngjyra gri qe ka prekur veri, verilindjen e Shqiperise tregon zonat me te ftohta)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)