Rikthehet Inva Mula në “Parisin e vogël” shqiptar me muzikë franceze

Përgjatë katër ditëve në Korçë do të zhvillohet “Mik Festival”. Sopranoja Inva Mula flet për arsyet, se përse destinacioni i festivalit, që ka në qendër muzikë frankofone, është Korça. Artistët më në zë të muzikës klasike bëhen bashkë

"Mik Festival” është një festival që ka lindur spontanisht si ide. Ka lindur spontanisht, pasi kam ndierë një atmosferë shumë artdashëse në Korçë, një energji që nuk e gjen në një qytet tjetër. Ka qenë një lidhje shpirtërore, por që ndjeva që atje ka shumë për të bërë edhe për të krijuar vërtet. Ndoshta, edhe sepse ka turistë.

Inva Mula, soprano

Festivali do të zhvillohet në “Pazarin e vjetër” dhe Teatrin e Korçës në datat 25-29 korrik. Një mbrëmje do t’i kushtohet artistes Tefta Tashko Koço

E kemi nisur me Tefta Tashkon, emblemën e artit shqiptar lirik. Do të doja që çdo vit të kishte portrete, që janë me origjinë nga Korça. Kështu përjetësojmë këto figura të mëdha dhe ecim në rrugën e artit, duke mos harruar dhe duke i vlerësuar. Nuk mund që të fillonte ky festival pa figurën e Tefta Tashkos.

Inva Mula, soprano

Artistët që janë pjesë e këtij festivali e kanë të përqendruar krijimtarinë e tyre jashtë vendit, por edhe në Shqipëri ata vazhdojnë të lënë gjurmët e tyre

Manjola me origjinë nga Korça, por edhe njohëse shumë e mirë e kulturës frankofone. Unë kam dashur, që në këtë festival të ketë lidhje të artistëve shqiptarë, që punojnë edhe jetojnë jashtë, por aktiviteti shtrihet kudo. Rëndësi ka që ne të vijmë këtu edhe të lëmë një gjurmë.

Inva Mula, soprano

Për Inva Mulën këto festivale vijnë plot vërtetësi, prandaj për të sadisfaksioni është i madh

Gjithmonë më kanë thënë, përse në Shqipëri nuk bën asgjë, por ka qenë një vit që më ka zgjuar dëshira për të bërë atë që skam bërë me vite. Është shumë bukur, që ti krijon diçka në vendin tënd, që nuk mund që ta krijosh diku tjetër.

Inva Mula, soprano

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë