Këngëtarja e njohur Anastasia ka anuluar turin e saj “It’s a man’s world” për shkak të rikthimit të sëmundjes së kancerit.

Ka qenë vetë Anastasia e cila ka publikuar një status në faqen e saj në Facebook, ku shprehej se nuk mund të niste turin e saj për shkak të rikthimit të sëmundjes së kancerit të gjirit.
“Më vjen keq pasi po zhgënjej fansat e mi të shumtë,të cilët ishin në pritje të turit. Më thyhet zemra vetëm kur e mendoj,”- kanë qenë disa nga rreshtat që ka shkruar këngëtarja amerikane.

44-vjeçarja Anastasia është karakterizuar gjithnjë për zërin e saj të veçantë.
Para 10-vjetësh ajo ka luftuar sërish me këtë sëmundje duke e mundur atë nëpërmjet një operacioni që ka zgjatur rreth 7 orë.

Me moton “Mos e lërë asnjëherë kancerin të vjedhë më të mirën tënde”, duket se Anastasia është e vendosur të rinisë luftën me këtë sëmundje.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com