Programi i parë i sezonit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të nis me një koncert të dirigjuar nga Ermir Krantja.
Në repertorin e këtij koncerti do të rikthehen përmes një koncerti vokal-simfonik mjeshtërit që themeluan teatrin e operës dhe Baletit, ku mes tyre është edhe babai i Ermir Krantjes, Mustafa Krantja, që ngjiti në skenë veprën e parë të themelimit të Teatrit të Operës, “Rusallka”-n.
"Unë i takoj atij brezi që edhe pse u largua, ne ishim personalitete të krijuara këtu në Shqipëri, kështu që unë kam një kontribut timin në Shqipëri. Me operën jam i lidhur në mënyrë të dyfishtë sepse im at është themelues i kësaj orkestre bashkë me kolegë të tjerë të tij realizuan për herë të parë në ‘53 një opera në këtë gjini", tha Krantja.
Dirigjenti ErmiR Krantja që feston edhe 70-vjetorin e lindjes në skenën e këtij koncerti shprehet se do të bëhet e mundur njohja e figurës së mjeshtërve të mëdhenj të operës dhe veçanërisht të koraleve të operës “Skënderbeu” të Kolë Jakovës.
"Unë do ta lidhja me krijimtarinë e Verdit, ‘Traviata’ që im at e ka vënë për herë të parë në skenë nga fundi i viteve 50. Unë kam bërë rreth 140 traviata. Ne na takoi të vinim vazhdimisht në skenë kështu opera si ‘Toka Jonë’ e Pjetër Gacit, ‘Nëna e Trimave’ pastaj opera e parë ‘Mrika’ e Preng Jakoës që ai e drejtoi vetë në Shkodër pastaj në Tiranë për herë të parë e drejtoi im at dhe Skënderbeun", tha dirigjenti.
Koncerti me korale të mjeshtërve shqiptarë që themeluan teatrin e operës dhe baletit do të mbahet më pjesëmarrjen e Vikena Kamenicës, Armando Likajt, Likaj, Klodian Kacani, e të tjerë në orën 19.00 të mbrëmjes së të hënës në Katradalen Ortodokse në Tiranë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO