Rikthehet “Nata e Bardhë”
Tirana zgjuar deri në agim

Rikthehet “Nata e Bardhë”<br />Tirana zgjuar deri në agim
TIRANE- Nismën e nisur në krye të Bashkisë, Edi Rama ka zgjedhur ta vijojë edhe nën drejtimin e qeverisë. “Nata e Bardhë” rikthehet si traditë, një festë simbol për 29 Nëntorin, e cila nisi të festohej kur Edi Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, por që u hoq nga lista e aktiviteteve nga viti 2011 kur në krye të saj erdhi Lulzim Basha.

Një sërë aktivitetesh do të jenë të hapura për qytetarët prej orës 18.00 të pasdites së sotme deri në orën 4 të mëngjesit të 30 nëntorit, duke sjellë kështu një frymë ndryshe nga vitet e tjerë, ku përveç muzikës e koncerteve festive në kryeqytet, kjo festë është konceptuar edhe si një natë e gjatë për të sjellë artin pranë publikut.

Muzeu Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve, Cirku, Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Kombëtar dhe Teatri i Kukullave do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme arti, të hapura me aktivitete dhe interpretime për të gjithë audiencën.

“Nata e Gjatë në Muze”, është një tjetër risi e cila vjen e promovuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, duke iu bashkuar për herë të parë 120 qyteteve europiane të cilët kanë tashmë këtë traditë. Gjatë kësaj nate vizitorët në Galerinë e Arteve do kenë mundësi të shikojnë falas ekspozitat dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë. Por edhe kinematë e qytetit do të ofrojnë “non stop” filma me çmime të reduktuar.

29 Nëntori do të sjellë një natë të gjatë, ku rrugët, sheshet e qytetit, institucionet e artit, baret, restorantet do të gjallojnë me aktivitetet e artit, shfaqje, filma e koncerte të ndryshme.
 
PROGRAMI FESTIV PER “NATEN E BARDHE” NE KRYEQYTET
Kohëzgjatja: 18.00-04.00
“Natë e Gjatë në Muze”.
•        Koncert në pjesën para Galerisë Kombëtare të Arteve me liceistët;
•        Koncert me instrumente muzikore në ambientet e Galerisë.
•        Performanca dhe video-projeksione artistike
•        Bashkëpunimi me galeritë e artit të qytetit, artistë, etj; si një mapaturë e eventit në qytet.
•        Animacione për fëmijët
•        Ekspozitë me fëmijët në GKA
•        Korridori i një jehone të Pavarësisë, korridor 10 metra i lartë dhe i gjatë 43 metra, me 21 projektorë
 
TEATRI KOMBETAR I OPERAS DHE BALETIT
“Nata e Bardhë Muzeale” 18.00-04.00
•        Ekspozitë me materialet arkivore me vlera të rralla në hollet e TKOB
•        Koncert me artistët lirikë edhe balerinët tanë
•        Sfilatë të kostumeve kombëtare së bashku me valët përkatëse të trevës folklorike.
•        Këngë polifonike
•        Këngë qytetare të keënduara nga solistët e ansamblit
•        Valle festive të ndryshme
•        Melodi të ndryshme orkestrale, solistike nga kuarteti i harqeve të artistëve të rinj.
 
MUZEU HISTORIK KOMBETAR
“Nata e Bardhë në Muze” 18.00-02.00
•        Do të ketë shfaqje filmash artistikë dhe dokumentarë shqiptarë, me temë nga Pavarësia dhe Lufta II Botërore.
•        Do të projektohet logo me shkrimin: 28-29 NËNTOR 2013, e cila do të vendoset mbi sfondin e Flamurit Kombëtar. Po në këtë mjedis do të transmetohen këngë patriotike dhe partizane.
•        Do të hapet një ekspozitë me vepra arti, me tematikë nga lufta për liri e pavarësi e popullit shqiptar.
•        Do të shfaqen filma me tematika përkatëse.
•        Do të ekzekutojë pjesë patriotike dhe partizane.
•        MHK do tëqendrojë i hapur deri në orën 2.00 të datës 30 nëntor 2013.
•        Bashkëpunim me drejtoritë arsimore për vizita të organizura në MHK, sipas një grafiku të hartuar së bashku.
•        Vendosja e programit ne tabelën e reklamës tek hyrja e veprimtarive.
 
CIRKU KOMBETAR
“Nata e Bardhë”
•        Kllounët “LOLI” dhe “VUXI” do të realizojnë një program me lojëra të larmishme, pantomima, kuplete dhe kombinime prestigjatori.
•        Do të luajnë të alternuar së bashku Studio e Cirkut Kombëtar dhe grupi i valleve Popullore “Trad Folk Tirana”.
•        Numra akrobatikë fëminorë dhe për të rinj të profileve të ndryshëm të cirkut si dhe kërcime popullore nga të gjitha trevat shqiptare.
•        Artistët profesionistë të Cirkut Kombëtar dotejapin nje shfaqe. Në kete shfaqje do të luhen numra akrobatikë, ekuilibri, zhonglime, pantomima, numrailuzioni, numra me kafshë, etj.

RRJETI I KINEMAVE
Kinematë do të shfaqin filma për të gjitha grupmoshat me çmim të reduktuar.

QENDRA KOMBËTARE E FËMIJËVE
10.00 KONCERT I MADH FESTIV ME FEMIJET E QENDRES KOMBETARE PER FEMIJE / nën drejtimin e Kompozitorit XhavitUjkani.

11.30 SHFAQJA “KESULKUQJA”/ Trupa e Teatrit të Kukullave.

13.00 SHFAQJA E FILMAVE VIZATIMOR PER FEMIJE /Nga Kinemaja Shqiptare/Në hollet e Teatrit të Kukullave.

17.00 MBREMJE POETIKE. “Mirësevini të festojmë së bashku”
Përgatitur nga shkrimtarja AdelinaMamaçi dhe Plator Perja
Të Ftuar: Enada&GertiVaso
Rovena Roxhari
Me pjesë baleti: “Vdekja e mjelmës” / “Gëzimi i Fluturës”
“Bluez Girls”/ “Shopenianë”
Piano: Fëmijë të Qendrës Kombëtare për Fëmijë

18.00 PREMIERA “PRINCESHA TEUTE”
Pas Shfaqjes         KOKTEJ
Në Vazhdim “NOSTALGJIA E FILMIT PER FEMIJE NEPERMJET SYRIT TE
REGJISORES SE MIRENJOHUR XHANFISE KEKO.
“Qyteti më i bukur në botë”, “Mimoza Llastica”, “Një vonesë e vogël”
 
Redaksia Online
(g.m/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit