TIRANE- Rikthehet sërisht rreziku i malarjas në vendin tonë. Një tjetër rast me malarje është paraqitur 2 ditë më parë në QSUT. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Vlora, i cili e ka marrë virusin në Guinenë e Re ku ka punuar për disa muaj. Spitalet tona janë tashmë të papregatitura me medikamente për t’u përballur me këtë sëmundje, për faktin se kjo sëmundje është konsideruar prej 50 vjetësh si e zhdukur në vendin tonë. Por tashmë mjeksia është vënë edhe një herë përballë këtij rreziku të vjetër që e ka gjetur krejtësisht të papregatitur. Sipas mjekëve pacienti është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është siguruar një sasi e vogël medikamentesh me ndërhyrjen e drejtorëshës së QSUT.
Ndërkohë që një tjetër sasi e vogël medikamentesh është dhuruar nga një mjek i ISHP-së, i cili ka qenë jashtë vendit dhe i ka blerë për infektivin. Kjo sëmundje në të gjitha rastet është zbuluar tek persona të cilët kanë punuar jashtë shtetit si dhe nuk janë vaksinuar. Të dy rastet e fundit janë shënuar nga qytetit i Vlorës dhe janë persona qe kanë punuar në Afrikë, në Guinenë së re. Malarja ësht një sëmundje tepër e rrëzikshme që ka rezultuar fatale për jëtët e shumë personave.
Kjo sëmundje transmetohet nëpërmjet një mushkonje e cila në vendin tonë konsiderohet e zhdukur. Aktualisht shërbimi në Qendrën Spitalore “Nënë Terza” nuk ka medikamente për të trajtuar këto raste dhe deri tani ato janë siguruar në rrugë private nga mjekët dhe shefi i shërbimit. Megjithëse nuk ka vend për panik, është e nevojshme të merren masa për të ndihmuar parandalimin e sëmundjes. Personat e prekur janë të punësuar të përkohëshëm në vendet e Afrikës dhe që janë nga rrethe të ndryshme të vendit. Në këtë spital vetëm për këtë vit janë shtruar 50 raste me malarje, e cila prej 5 dekadash konsiderohej një sëmundje e zhdukur në vendin tonë. Të gjitha rastet janë infektuar në vendet e nxehta, ku shqiptarët kanë udhëtuar pa u vaksinuar.
Pak ditë para ndërrimit të viteve një 29-vjeçar nga Vlora humbi jetën në infektivin e QSUT pasi malarja i kishte prekur trurin. Pas viktimës nga kjo sëmundje, Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në QSUT ka shpjeguar se nëse nuk merren masa shumë shpejt mund të futemi në hartën e vendeve malarike. Sipas tij, duke qenë se malarja është zhdukur prej 5 dekadash në vendin tonë, laboratoret dhe medikamentet për të diagnostikuar këtë sëmundje janë shumë të limituar, ndaj bën apel që këto të fundit të shikohen me prioritet.
Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com