Rikthehet mbretëresha, Missy
Elliot nxjerr klipin e parë pas 7 vitesh

Rikthehet mbretëresha, Missy<br />Elliot nxjerr klipin e parë pas 7 vitesh
Bëhuni gati pasi mbretëresha e muzikës Rap është kthyer! Ajo jo vetëm publikoi këngën e saj të re, por e shoqëroi edhe me një klip, të parin pas 7 vitesh, i cili është i mbushur me shumë detaje që bërtasin emrin e Missy Elliot.

Duke filluar që nga refreni “addictive” e duke përfunduar me grupet e kërcimit dhe aksesoret që kurrë nuk mungojnë për Missy, “WTF (Where They From)”, një këngë në bashkëpunim me Pharrell, premton të bëhet një hit që do e dëgjoni pafund.

Artistes 44 vjeçare i mbetet vetëm të nxjerrë një album për ta bërë të plotë rikthimin e saj, pasi kujtojmë që i fundit, “The Cookbook”, doli në treg në vitin 2005. Missy ia doli të rikthehej siç duhej. Për të mos folur pastaj për Pharrell, i cili nuk zhgënjen kurrë. /MAD.al/
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin