Rikthehet në Teatrin e Operës
“Balloja e Diplomës”

Rikthehet në Teatrin e Operës<br />“Balloja e Diplomës”
TIRANE- Mirëpritet ngjitja në skenë e Baletit me koreografi të Ilir Kernit, “Balloja e Diplomës”, e cila mbrëmë e kishte natën e dytë të ngjitjes në skenë pas shfaqjes që u dha të premten. Shfaqja u prit me interes nga publiku dhe nuk munguan duartrokitjet, sidomos të shtunën në mbrëmje ku publiku ishte më i madh në numër. Kjo shfaqje do të jepet sërish në datat 22, 24, 26 Shtator 2014. Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit,” kanë menduar t’i japin një mundësi tjetër ngjitjeje në skenë kësaj vepre “për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta shohin”.

Muzika e Johann Strauss, vjen në koreografinë e Ilir Kernit (sipas David Lichine), me skenografinë e Tonin Prendit, kostumet e Elva Bellës, me ndihmën e baletmaestrit Alisa Gjoni e me interpretimin e solistëve dhe trupës së baletit të TKOB-it, të cilët nëpërmjet kostumeve të bukura, muzikës së gjallë dhe interpretimit të tyre, sollën një mbrëmje mjaft të gëzueshme. Disa nga pjesët muzikore më të bukura nga Johann Strauss, janë përzgjedhur për të krijuar sfondin e kësaj” Mbrëmje Diplome”, e cila zhvillohet në konviktin e vajzave ku të ftuar janë edhe djemtë e një garnizoni aty afër. 

“Balloja e Diplomës” u shfaq si një premierë në datat 14,15 dhe 16 mars 2014, dhe ajo ngjiti në skenë jo vetëm Ilir Kernin, por edhe balerinët maturantë, të cilët e interpretuan shfaqen edhe në data 23 dhe 24 maj, si pjesë e projektit “Edukimi përmes artit”. Ky projekt është zhvilluar nga Ministria e Kulturës, me qëllim promovimin e muzikës klasike, baletit klasik dhe modern, edukimin e shijeve të shëndetshme artistike e muzikore, afrimin e publikut të ri përmes shfaqjeve tërheqëse për moshat e tyre dhe nivelin e njohurive muzikore që ata kanë marrë, si dhe  njohjen e artistëve me të shquar të skenës kryesore artistike të vendit, por edhe të veprave te kompozitorëve të mëdhenj botërorësi Verdi, Vagner, Puçini, Mozart, etj.
 
Ja çfarë pritet nga sezoni i ri artistik
 
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka publikuar kalendarin artistik të shfaqjeve të sezonit të ri artistik për muajt shtator-dhjetor 2014. Rreth 52 shfaqje artistike, nga të cilat 11 vijnë si pjesë e projektit “Edukimi përmes artit”, do të nxisin vëmendjen e publikut kryeqytetas për t’u afruar drejt artit klasik shqiptar, atij botëror, si dhe folklorit tonë. Sipas drejtuesve të TKOB-it nuk do të mungojnë këtë sezon të ri artistik dhe mjaft surpriza, ku do të ketë shfaqje të trupës së TKOB-së brenda dhe jashtë vendit.

Mjaft shfaqje artistike, produksione të rëndësishme, opera dhe balete të cilat janë të njohura dhe që kërkohen vazhdimisht nga publiku, premiera baletesh, koncertesh simfonike, mbrëmje Gala me të ftuar të veçantë, si dhe rikthimi i personazheve të njohur të cilët janë pritur mjaft mirë nga publiku, janë pjesë e këtij 4 mujori të ri artistik, i cili pritet të jetë mjaft i suksesshëm. Pas nisjes së sezonit të ri artistik në datat 7 dhe 9 shtator, me projektin “Koreolabos” projekt ky i cili ka si qëllim që të afrojë koreografët e rinj, dhe t’ju japë atyre mundësinë për të sjellë krijimet e tyre koreografike në skenë, ka qenë radha e “Simfonia Nr 1, Titanët” e Mahler-it e cila u shfaq për publikun në 10 dhe 11 shtator, për tu pasuar nga “Balloja e Diplomës” shfaqja e cila rivjen në skenën e TKOB-së në 12 dhe 13 shtator.

Në kuadrin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, TKOB në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës do të zhvillojë një tur në qytetet si Durrësi, Tirana dhe Shkodra, me pjesëmarrjen e Korit, Solistave dhe Orkestrës së TKOB. Edhe në hollin e tij, do të vijojnë koncertet, ku artistët e TKOB-së do të sjellin falas për publikun disa nga pjesët më të bukura të kompozitorëve të njohur, si dhe arie nga opera të shumëpëlqyera nga publiku. Disa nga veprat e sezonit janë: “VVaiting for the Pepe”, Durrës, Tiranë, Shkodër. “Ballo e Diplomës”, opera “Traviata”, festivali “Diferent Trains”, “La stravaganza”, projekti “Koreolabos”
opera “Tosca”, etj


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti