Orkestracioni me tingull më të gjallë dhe përfaqësimi nga dhjetë këngëtarët më të mirë të muzikës popullore janë disa nga pikat e tij të forta.
Emra si Eli Fara, Bujar Qamili, Frederik Ndoci, Artiola Toska, Valbona Mema, Kastriot Tusha etj janë bashkuar për të sjellë dhjetë këngët më të bukura tradicionale të qyteteve të tyre.
Gjithashtu një tjetër veçanti e shpjeguar nga regjisori Mula është edhe një krijim i ri muzikor që do të sillet nga çdo këngëtar.
Këto performanca do të vijnë të shoqëruara me disa “mikrofilma”, të cilat paraqesin qytetin ku ka lindur kënga.
Për mikrofonin e “Rreze Dielli” u prononcuan edhe këngëtarët Frederik Ndoci, Eli Fara dhe Valbona Mema, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për këtë festival si dhe për emrat që do të jenë pjesë e tij.
“Festivali i Këngës Popullore” do të jetë në skenën e “Teatrit të Operës dhe Baletit” edhe gjatë mbrëmjes së nesërme.
(xh.k/shqiptarja.com)
