“Annociation” është premiera absolute krijim i koreografit dhe mjeshtrit të talentuar me origjinë shqiptare Angelin Preljocaj që bashkë me interpretimin e trupës e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të vijë e prezantuar para publikut shqiptar.
Dhuratë e artistit Prejlocaj, shfaqja premierë është punuar përgjatë muajit nëntor të vitit të kaluar në Marsej, me balerinat e trupës tone, ndërsa do të shfaqet javën e festimeve të Inaugurimit të Rikonstruksionit të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Këtë të enjte janë zhvilluar provat gjenerale, ku koreografja franceze e kompanisë se Angelin Preljocaj, Natalia Naidich ka folur në lidhje me premierën e cila asistentes krijimin e saj artisti e ka filluar që në vitin 1995.
'Annonciation” është një shfaqje e krijuar në vitin 1995. Shfaqja është një pjesë që prezanton Marinë dhe engjëllin Gabriel. Është një vend intim që prezanton Marinë që është e turbulluar nga ardhja e engjëllit Gabriel. Maria është një revolucion dhe një mision. Kjo pjesë sjellë fragmente të krijimtarisë muzikore të Stéphane Roy dhe Vivaldit.'- tha Natalia Naidich.
“Annociation” nuk është e vetmja shfaqje që do të prezantohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit pasi performancës së dy netëve radhazi për publikun, nuk nuk do t’i mungoje dhe baleti “La Stravaganza” që rievokon punën artistike të mjeshtrit të bërë ndër vite.