Tiranë - Një ditë pas reduktimit i flotës urbane me 30%, transporti publik është rikthyer me kapacitet të plotë, ndërsa operatorët e sektorit pritet të përfitojnë edhe një subvencion për një periudhë tre mujore.
Ky vendim erdhi pas një takimi të Shoqatës së Transportit Urban edhe Interurban me ministrin e infrastrukturës Enea Karakaçi dhe ministren e ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Sipas burimeve për Report Tv palët janë dakordësuar për subvencionimin e transportit publik me 50 lekë për litër, megjithatë po vijojnë bisedimet nëse do të jetë subvencionimi për periudhën qershor-korrik- gusht apo do të jetë korrik-gusht- shtator.
Shoqata eTransportit Urban edhe Interurban reduktuan dje deri në 30% numrin e autobusëve në Tiranë. Sipas tyre kjo masë ishte e detyruar përballë kostos së papërballueshme financiare, nga çmimi i lartë i karburantit. Ata paralajmëruan gjithashtu se nëse institucionet nuk ndërhyjnë menjëherë, reduktimi i autobusëve do të ishte edhe më i madh, deri në pikën ku asnjë nuk do të dali në rrugë.
-
Nuk mund te kthehet sherbimi i transportit urban rek shteti dhe privati te kete linjat interurbane !
Përgjigju







Komente
Komento