TIRANE- Ali Pengili rikthehet nga Franca, ku zhvillon karrierën e tij, në atdhe bashkë me oboen, instrumentin që shpesh lihet në hije, krahasuar me violinën e pianon. E ai, si rrallëkush di t’ia kthejë dinjitetin oboes e ta bëjë atë të ligjërojë solo. Artisti virtuoz Ali Pengili, i famshëm prej 23 vjetësh në skenat botërore, vjen për herë të parë në vendin e tij për të performuar me oboen një koncert barok. Koncerti është pjesë e programit “Baroku Italian dhe Francez”, ku për rreth një orë e gjysmë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ai do të bashkohet edhe me artistë të tjerë të njohur si drejtorja artistike e TKOB-it, viloniste e njohur, Abigeila Voshtina; me çembalistin Frederic Hernandez, kolegun e tij francez.
Koncerti do të jepet sot në orën 19:00 dhe Ali Pengili rrëfen për Shqiptarja.com sesi muzika baroke ka pasur zhvillimet e saj në vitet 1600 – 1750, ku ishte dhe shkëlqimi i oboes si instrument, si u zbeh më vonë ky shkëlqim dhe si u rikthye. “Italia është vendi i parë ku u zhvillua muzika barok, duke kaluar kufijtë shume shpejt dhe duke përfshirë të gjithë Evropën. Ndërsa Franca, është poli tjetër i barokut por në opozitë me stilin italian”, thotë violinistja Voshtina. Sipas saj kompozitorët e zgjedhur për këtë koncert barok janë ata të cilët në mënyrë simbolike prezantojnë muzikën e vendit të tyre për periudhën baroke.
/Shqiptarja.com