Turneu i Tenisit rikthehet në Korçë pas 87 vitesh mungesë. Për herë të fundit një turne i tillë është zhvilluar në vitin 1930 ndërsa tani rikthehet me një turne për moshat u-12 dhe 14 vjeç. Sipas organizatorit të këtij turneu Ervin Rrota, ky është një aktivitet kombëtar ku marrin pjesë sportist nga i gjithë vendi për femra e meshkuj të ndara sipas kategorive.
Rikthimi i tenist në Korçë për organizatorin vjen si mundësi e krijimit të kushteve të nevojshme për të zhvilluar këtë sport pas kaq shumë vitesh mungesë në qytetin juglindor.
“Tenisi është luajtur në Korçë që në vitet ’30. Sot e kemi fatin e mirë që infrastruktura është zhvilluar dhe ne kemi dëshirëne mirë dhe fatin që të zhvillojmë një aktivitet kombëtarë për moshat e rejaSinkron Ervin Rrota organizator”, tha Ervin Rrota.
Një ndjesi e veçantë rikthimi i tenisit në Korçë ka qenë edhe për presidentin e federatës shqiptare të tenisit, i cili vlerësoi këtë aktivitet të zhvilluar duke u ndalur tek krijimi i kushteve për zhvillimin e këtij sporti.
“Mua më vjen mirë që Korça vjen me një risi me ndërtimin e këtyre fushave të reja dhe përkon me zhvillimin e kampionatit kombëtarë për moshat u 12 dhe u 14. Na vjen mirë që kjo infrastrukturë përputhet me rritjen e popullaritetit në këtë sport”, tha Ferdinand Sulo
Fitues Për moshat U-12 vjet në disiplinën e meshkujve u shpall, Eno Hasa nga Durrësi ndërsa për femra Evi Gradeci nga Shkodra. Për moshat U-14 për femrat fitoi Gresi Bajri nga Shkodra ndërsa për meshkuj në këtë kategori u shpall fitues Skerdi Hasa nga Durrsi.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO








