Rikthehet pas dy vitesh pandemi ‘netët korçare të poezisë’, poetë nga të gjitha trevat mblidhen në qytetin e bukur të Korçës

Pas dy vitesh shkëputje për shkak te kufizimeve te COVID 19, këtë fundjave në qytetin e Korçës u rikthyen ne edicionin e 27 ‘Netët korçare të poezisë’. Jo vetëm poetë korçarë, por edhe poetë e shkrimtarë të të trevave shqiptare u bënë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor

Në natën e parë u recituan poezitë përshëndetëse nga poetët pjesëmarrës në Bibliotekën e qytetit Thimi Mitko.

“Patjetër që poezia ka njohur një zhvillim të fuqishëm dhe larmishëm. Po bën përpjekje serioze të shkëputet nga letërsia dogmatike të realizmit socialist”, tha poeti Primo Shllaku.

Organizime te tilla jo vetëm i dhurojnë Korçës art e kulturë duke e kthyer këtë qytet në qendrën e lirikës, por tashme e kane shndërruar në pikëtakimin e mjeshtreve të penës

“Jemi shumë të lumtur që kemi bashkuar poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, që bëhen bashkë me poetët tanë të Korçës. Ne jemi shumë të lidhur shpirtërisht me poezinë”, tha Zamira Kita, drejtoreshe e teatrit Andon Zako Cajupi

Ashtu siç është bërë traditë në lulishten ‘Vangjush Mio’ të qytetit të Korçës, edhe  këtë vit u mboll “pema e poezisë”.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë