Rikthehet për një ditë 'Lufta e Ftohtë', Rusia shkëmben spiunët me Lituaninë e Norvegjinë

Rikthehet për një ditë 'Lufta e Ftohtë', Rusia shkëmben spiunët me Lituaninë e Norvegjinë

Rusia la të lirë dy lituanezë dhe një norvegjez, në këmbim të dy spiunëve rusë të arrestuar nga Lituania.

Shefi i inteligjencës lituaneze, Darius Janiskis bëri me dije se shkëmbimi ndodhi në një pikë kontrollit në kufi të Lituanisë.

Dy lituanezët e shkëmbyer, Jevgenij Mataitis dhe Aristidas Tamosaitis, u ndaluan nga autoritetet ruse nën akuzën për spiunazh ndërsa norvegjezi u arrestua në vitin 2017 në Moskë dhe u shpall fajtor për mbledhje informacioni në favor të Norvegjisë.

Sa iu takon rusëve, ata ishin:

Nikolai Filipchenko, i cili kishte si mision të hynte në stafin e sigurisë të presidentit lituanez dhe të vendoste pajisje përgjuese në presidencë dhe në zyrë

Sergej Moisejenko, i cili mblidhte informacion rreth forcave ushtarake të Lituanisë dhe atyre të NATO.

Mediat e huaja e cilësuan këtë një proces të ngjashëm me ato të përdorur gjatë Luftës së Ftohtë, ku vazhdimisht shkëmbeheshin spiunë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja