Rikthehet 'Peza N’Fest' më 15 - 16 shtator, Veliaj: Ejani në festën më të madhe ditë-natë

Rikthehet 'Peza N’Fest' më 15 - 16 shtator, Veliaj: Ejani në festën më të madhe ditë-natë

E kthyer tashmë në traditë, Peza do të presë më 15 dhe 16 shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

77-vjetori i Konferencës së Pezës do të kremtohet me plot surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit duke e kthyer në një natë të paharrueshme.  Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ai që ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve.

“ Peza n'fest. Ejani të kujtojmë 77- vjetorin e Konferencës së Pezës, në festën më të madhe ditë-natë! Merr miqtë, mblidh të gjitha energjitë pozitive dhe eja të kalosh momente të paharrueshme. Data 15 - 16 shtator 2019”, shkruan Veliaj në twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët