Rikthimi i saj në skenën shqiptare ishte një surprizë për të gjithë fansat e band-it të parë shqiptar “Spirit Voice”! Por, ndryshe nga çfarë u përfol, Dorina Tiko u prezantua si soliste në “Kënga Magjike”, për ti lënë radhën një tjetër surprize! Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, këngëtarja e cila prej vitesh është angazhuar në Amerikë në koncerte të ndryshe, rrëfen projektet e saj më të reja në Tiranë, por nuk lë pa zbuluar edhe synimin që ka gjatë këtij viti! Të depërtojë në MTV Awards, me një producent shumë të njohur në industrinë e muzikës në Amerikë, por që në këtë moment ajo na e lë surprizë. Në këtë rrëfim ajo na tregon dhe për familjen e saj dhe dashurinë e pakushtëzuar që ajo merr çdo ditë nga dy djemtë dhe bashkëshorti i cili e ka mbështetur në karrierën e saj si këngëtare.
Pas rikthimit pas shumë vitesh në “Kënga Magjike 2013” me këngën “Gjithmonë me ty”, duket se po bluan diçka të madhe... Ku konsiston rikthimi juaj në Tiranë?
“Kënga Magjike 2013”, një eksperiencë e mrekullueshme! Fal mikut tim, Ardit Gjebreas mora pjesë pas shumë vitesh mungese. Pas këtij prezantimi, mora pak kohë të punoj disa materiale të reja dhe kthehem në Shqipëri për të përfunduar projektet që nisa në vendin tim. Besoj se pas një eksperience të gjatë në muzikë, ka ardhur koha që unë të zbuloj punën dhe pasionin tim për notat muzikore.
Pra, ju do të riktheheni në Tiranë me surpriza në muzikë?
Në asnjë moment nuk i jam ndarë muzikës! Po punoj shumë që bashkëpunimet që kam bërë me producentët shqiptarë dhe ato amerikan të dalin në të njëjtën kohë. Që do të thotë se, projektet e mija muzikore do të marrin jetë nga bashkëpunimet me emra shumë të njohur të muzikës në Amerikë. Ndërsa, në Tiranë do të vij në fillim të nëntorit për të punuar një këngë me tekst të Rozana Radit dhe muzikë të Jurgen Shirës. Kënga do të regjistrohet në anglisht.
Si nis dhe përfundon një ditë për Dorin në Amerikë?
Ditët e mija janë të zëna, pasi jam mamaja e dy djemve; Nick 13 vjeç dhe Alex 8 vjeç dhe bashkëshorte e një njeriu shumë të veçantë që më mbështet në çdo hap dhe të them të drejtën më shtyn që të punoj për të realizuar ëndrrat e mija. Kjo dashuri e ka emrin Xhuljan.
Ju jeni një nga pjesëtaret e girl band-it të parë shqiptar “Spirit Voice”. Keni menduar një rikthim të grupit?
‘Spirit Voice’, ne gjithmonë e kemi thënë që nuk jemi ndarë, por jemi duke punuar për arritjet tona personale. Gjithmonë jemi në ‘look out’, për ndonjë material të përshtatshëm për grupin. Shpresoj që, shumë shpejt ‘Spirit Voice’ do të ketë diçka konkrete për të gjithë fansat që nuk e kanë harruar grupin, por që na shkruajnë vazhdimisht dhe janë entuziast për projektet tona.
Sa ju ka munguar skena shqiptare dhe a keni menduar që ndonjë ditë të jeni prezent edhe në tregun botëror si këngëtare?
Skena shqiptare, dashuria ime e parë më mungon pa masë.
Unë jetoj në Amerikë dhe vazhdoj të këndoj në koncerte të ndryshme për komunitetin shqiptarë në Amerikë dhe Canada, por atë emocion që të fal skena që më rriti profesionalisht nuk mund të ma fal asnjë skenë tjetër.
Prej kohësh po punoni dhe po provoni sërish për të depërtuar në tregun kaotik muzikor shqiptar me një tjetër publikim. Ku konsiston ky projekt muzikor?
Nuk jam larguar asnjëherë nga muzika, prej vitesh këngët e mija janë në Itunes. Gjë që tregon se së shpejti do të filloj të këndoj në skena Amerikane. Prandaj, ky pushim ka qenë si pjesë përgatitore për të depërtuar në MTV awards. Dua të theksoj se, nuk do ta harroj kurrë ngrohtësinë që kam ndjerë kur kam kënduar në Shqipëri. Kjo dashuri më bëri të jem e denjë për çdo lloj skene.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com