Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “DEMOS”, KRYEVEPRA E ARISTOFANIT NË TEATRIN E KORÇËS
“Demos”, një kryevepër e Aristofanit vjen në një interpretim bashkëkohor, me regji nga Altin Basha, mbrëmjen e nesërme në orën 19:00, në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
2. KTHEHET “PORTO PALERMO FESTIVAL”, ÇELET NESËR EDICIONI VI
Festivali i Porto Palermos vjen në edicionin e tij të gjashtë nga 30 korriku deri më 16 gusht. Në 30 korrik interpreton Ansambli Folklorik Shqiptar, ndërkohë që në netët në vijim do të interpretojnë artistë nga zhanre e kultura të ndryshme.
3. “HARTË MEMECE PËR TË MBYTURIT”, PERFORMANCË NË DURRËS
“Hartë memece për të mbyturit” nga Arian Leka është performanca teatrore e instalative, që do të vijë nesër në orën 20:00 në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Me regji nga Driada Dervishi, me veprën poetike “Hartë Memece për të Mbyturit”, përkthyer në dymbëdhjetë gjuhë të botës, në 35-vjetorin e eksodit shqiptar, risillen në kujtesë ata që deti i mbuloi me heshtje, por jo me harresë.
4. FESTIVALI FOLKLORIK “JEHONA E TRADITËS” NË POGRADEC
Festivali Folklorik “Jehona e traditës” vjen në edicionin e tij të parë në Pogradec, mbrëmjen e nesërme në orën 20:00. Në skenën e Odeonit do të ngjiten këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë folklorikë të rrethit të Pogradecit, për të sjellë tingujt, ritmet dhe ngjyrat e traditës.
5. MARATONA E KËNGËS 2026 NË KOLONJË, FRESKI VERORE
Emra të njohur të muzikës shqiptare vijnë në Kolonjë sonte në orën 20:30 në Maratonën “Festa e Këngës”,. për një natë plot ritëm, emocione dhe atmosferë të paharrueshme
6. KONCERT NGA YLLI BAKA NË SHESHIN “LORD BAJRON” NË TEPELENË
Ylli Baka do të vijë mbrëmjen e sotme në orën 20:00 me një koncert live në sheshin “Lord Bajron” në Tepelenë. Bashkë me Bakën do të interpretojnë edhe Toni dhe Marko Baka.
7. KONCERTET E VERËS, RITME E MUZIKË NË BULGAREC TË KORÇËS
Sonte në orën 19:00 në Bulgarec të Korçës do të mbahet një koncert me artistët Alban Polovishti, Adriatik Bejko, Gani Çibuku, Mario Brego dhe Remo Torra.
8. FESTA E ROSKOVECIT, NJË JAVË AKTIVITETE NË SHESHIN “BAZAAR”
Roskoveci vijon festimet tradicionale deri më 31 korrik. Çdo mbrëmje, nga ora 21:00 deri në 23:00, Sheshi “Bazaar” do të mirëpresë aktivitete festive dhe artistike për banorët dhe vizitorët në Festën e Roskovecit.
Komente











