Milani është rikthyer fuqishëm duke shkatërruar me rezultatin 5-1 ekipin e Kievos në "San Siro"

Djemtë e Allegrit janë kthyer në një uragan që nuk është përballuar dot nga miqtë.

Pas vetëm 16 minutave lojë është Emanuelson që hap festivalin e golave për Milanin.

Pas dy minutave Kievo surprizon duke barazuar shifrat me Pelisier.

Pas golit Milani merr epërsinë edhe në lojë duke dominuar pjesën e parë dukshëm.

Loja e mirë sjell shumë shpejt golin e dytë në minutën e 37' me Montolivion.

Sakaq, pjesa e parë mbyllet me golin e Kërkic që trefishon shifrat duke e dërguar Milanin të qetë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë janë përsëri në sulm duke mos u ndalur. Talenti El Shaurai realizon pokerin për Milanin në minutën e 75'.

Kievo kthehet e gjithë në mbrotje për të mos pësuar, por vendasit e mbyllin me Pazinin në minutën e fundit të kohës së rregullt.


(d.b/shqiptarja.com)