TIRANE- Muaji gusht shënoi ecuri negative, që u manifestua me thellim të humbjeve dhe rritje sërish të kredive me probleme. Sipas të dhënave të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, për tetëmujorin rezultati financiar i sistemit bankar ishte negativ në vlerën e 1.56 miliardë lekëve, në përkeqësim krahasuar me humbjen prej 1.3 miliardë lekësh të shtatëmujorit. Kreditë me probleme u rritën përsëri në 24,1%, pasi kishin zbritur në 23.8% në korrik.
Kreditimi po shfaq ecurinë më negative në më shumë se një dekadë, rrjedhojë e kërkesës së dobët dhe e ofertës së shtrënguar. Ndërsa shkalla e lartë e kredive me probleme, përveçse kushtëzon qëndrim mjaft konservator të bankave në kreditim, ka një efekt të drejtpërdrejtë në rezultatet financiare. Rritja e stokut të kredive me probleme rrit shpenzimet për provigjione, ndërsa paralelisht rënia e kreditimit ul bazën e të ardhurave nga interesat. Kjo gjendje e ka futur sistemin bankar në një rreth vicioz, prej nga dalja nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, për momentin qëndrueshmëria e sistemit bankar ende nuk duket e cënuar, sipas Bankës së Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com