Milani fiton përballë Chievo Verona dhe ndan vendin e dytë në renditje me ekipin e Romës në kampionatin italian, 5 pikë larg Juventusit që kryeson Serie A.
 
Kuqezinjtë e Montelës fituan përballë Chievo-s me rezultatin e pastër 1-3 duke u rikthyer aty ku e meriton pas shumë vuajtjeve dhe disa viteve në krizë.
 
Juraj Kucka, Mbaye Niang dhe Dario Dainelli në fund duke shënuar në portën e tij ishin protagonistët e 3 golave për kuqezinjtë.
 
Tashmë objektivi i Milanit është të sigurojë vazhdimësinë në ndeshjet e radhës.




dy.b/shqiptarja.com