Rikthehet si kundërshtar, Donnarumma: I detyrohem Milanit për gjithçka

Rikthehet si kundërshtar, Donnarumma: I detyrohem Milanit për gjithçka

Gianluigi Donnarumma

Paris Saint Germain dhe Milan do luajnë nesër në 21:00 për raundin e tretë në grupin F të Champions League. Sfida e "Parkut të Princave" vendos përballë Donnarumman me ish-ekipin e tij, teksa kujtojmë se para dy sezonesh ai u largua me polemika nga Milano.

Në konferencën për mediet, Gigio tha se i dedikon gjithçka Milanit për arritjet e tij.

"Për mua është një ndeshje shumë emocionuese, ritakohem për Milanin që për mua është shumë i veçantë. Por, këto emocione jam i detyruar t’i lë jashtë fushës së lojës dhe të mendoj vetëm për atë që ndodh brenda 90 minutëshit. Te Parisi ndjehem shumë mirë, ashtu si edhe familja ime. Jemi një familje e madhe te PSG, ashtu siç ishte edhe te Milan që i detyrohem", tha Gigio.

Pas raundit të dytë në grupin F prin Newcastle me katër pikë, teksa me tre pikë PSG qëndron në vendin e dytë, Milan me dy pikë në vendin e tretë dhe në fund Dortmund me vetëm një pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë