Rikthehet Skënderbeu, Flamurtari 
dhe Vllaznia në krizë financiare

Rikthehet Skënderbeu, Flamurtari <br />dhe Vllaznia në krizë financiare
Skënderbeu e mbyll fazën e parë të kampionatit me fitore duke bërë detyrë në shtëpi përballë ekipit të Flamurtarit në krizë totale në të gjitha aspektet. Kampionët e Shqipërisë të vetmen vështirësi që hasën në përballjen me kuqezinjtë ishte portieri Halilaj në pjesën e parë, por në të dytën arritën që të shënonin dy herë duke marrë tre pikët e arta. Përsa i përket kronikës së ndeshjes, vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke sulmuar nga minuta e parë, por Argjend Halilaj tregoi vlerat më të mira duke mos lejuar prekjen e rrjetës në pjesën e parë. Në të dytën ishte Berisha që fitoi një penallti pas një pengimi në zonë, ekzekutimin e merr përsipër Salihi që nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë në të 58’.

Goli i Skënderbeut pasohet me të tjera raste për shënim dhe ndonjë kundërpërgjigje sporadike nga miqtë nga Vlora, ndërsa në fund mendon Olainka për të vulosur gjithcka në 2-0 pas një pasimi të saktë nga Latifi. Kështu te Skënderbeu rikthehet qetësia pas humbjes me Partizanin një javë më parë dhe akuzave për dyshime nga Federbet, teksa tashmë bashkëkryeson kampionatin me Partizanin që do të luajë të dielën në Durrës ndeshjen e fundit të fazës së parë të kampionatit. Ndërsa Flamurtari ndodhet në udhëkryq me trajnerin Levi të larguar dhe ekipi pa marrë dy rroga gjithcka duket e vështirë përpara një ‘dimri’ që sipas të gjitha gjasave do të jetë i gjatë. Por përveç, ndeshjes në Korçë të shtunën u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera në Ballsh dhe në Pukë.

Bylisi shënoi fitoren e parë duke mundu Vllazninë, e cila ashtu sikur edhe Flamurtari ndodhet në mes të katër rrugëve. Bylisi në shtëpi e nisi në avantazh shumë shpejt me Mucajn në të 13’, por para përfundimit të pjesës së parë Shtubina barazoi në të 34’ duke krijuar idenë që shkodranët nuk do të dilnin pa pikë, por në pjesën e dytë Pepa 79’ dhe Hyshmeri Hyshmeri 90+3’vulosën triumfin e parë. Ndeshja e fundit u zhvillua në Pukë, aty ku Tërbuni vendas i mori një pikë Laçit pretendent në një barazim 1-1.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të javës së 9 të kampionatit. Tirana pret ekipin e Kukësit në orën 14:00 në një ndeshje që do të thotë shumë për të dy ekipet. Tirana zbret për herë të parë në fushë me trajnerin e ri Ilir Daja, ndërsa Kukësi vjen me pretendime për t’iu afruar kryesuesve të Partizanit dhe Skënderbeut. Në Durrës Partizani udhëton për t’u ndeshur me Teutën që vitet e fundit i ka hapur punë. Ekipi i drejtuar nga Magani me djem të rinj me dëshirë për të spikatur pritet që të vendosë në vështirësi teknikun Starova që i ka drejtuar disa edicioni më parë ‘djemtë e detit’.

Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK  (VIDEO)

La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK (VIDEO)