Kompeticioni më i rëndësishëm për klubet e futbollit në Evropë, Champions League rikthehet këtë të martë me raundin e gjashtë. Nëntë ndeshjet e para kanë rezervuar përplasje për kreun, teksa në fushë nuk mungojnë lojtarët e Kombëtares.
Gjithçka sot nis në orën 18:45 me dy duele. Në Katalonjë, vendasit e Gironas presin Liverpoolin që kryeson renditjen. Ndërkohë që në "Maksimir" Dinamo e Zagrebit me Arbër Hoxhën pret Celtics.
Në orën 21:00 në Bergamo luhet Atalanta - Real Madrid. Kryesuesit e Serie A me kapitenin Berat Gjimshiti do kenë përballë ekipin më të titulluar të eventit (14), që këtë sezon nuk e sheh veten në pozita fort komode dhe Ancelotti ka paralajmëruar për kujdes e tri pikë.
Në Leverkusen, Bayer me Granit Xhakën pret Interin e Kristjan Asllanit. Zikaltërit kanë katër fitore radhazi dhe mbajnë vendin e dytë, duke kërkuar të vijojnë formën e mirë të shfaqur në pesë ndeshjet e kaluara.
Interesante në "Gelsenkirchen", aty ku ukrainasit e Shakhtar Donetsk do përballen me Bayern Munich. Gjermanët kanë nëntë pikë dhe duan të vijojnë me fitoret, ndërsa Shakhtar ka grumbulluar vetëm katër pikë.
Champions League, raundi 6-të:
E martë 10 dhjetor 2024
18:45
Dinamo Zagreb - Celtic
Girona - Liverpool
21:00
Atalanta - Real Madrid
Bayer Leverkusen - Inter
Brest - PSV
Club Brugge - Sporting
RB Leipzig - Aston Villa
Salzburg - PSG
Shakhtar Donetsk - Bayern Munich
Renditja:
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli para ndeshjes kundër Bayer Leverkusen e vlefshme për raundin e gjashtë në Champions League. Sfida luhet në orën 21:00 në Gjermani dhe Inzaghi tha se duan sa më parë kualifikimin.
“Me 18 pikë, kualifikimi është thuajse i sigurt. Na duhen edhe pesë pikë për të shkuar aty. Duhet ta mbyllim sa më shpejt këtë çështje. Kemi bërë një udhëtim të shkëlqyer, që më mbush me krenari. Ne e njohim kundërshtarin dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Kanë ndryshuar mënyrën e të luajturat së fundmi. Jemi gati për çdo ndryshim moduli. Mos harrojmë që drejtohen nga një trajner i madh”, u shpreh Inzaghi.
Bayer Leverkusen dhe Inter luajnë këtë të martë në orën 21:00 për raundin e gjashtë në Ligën e Kampioneve. Për mediet foli trajneri Xabi Alonso i gjermanëve, që lëvdoi zikaltërit.
“Është një nga skuadrat më të forta në Europë, shpresojmë të jemi gati. Interi është një ekip fitues që luan shumë mirë. Ata kanë ide të qarta dhe dinë se çfarë të bëjnë gjatë ndeshjes, të drejtuar nga një trajner i madh. Dy vjet më parë ata arritën në finale, ne mësojmë shumë duke i parë”.
Nuk ka dyshim se cili është objektivi i Bayer-it: “Ne duam të kualifikohemi në top 8, kemi gjithçka për ta bërë këtë”.
Xabi Alonso shpreson të rikuperojë Patrick Schick.
‘’Ai po i afrohet formës më të mirë, ndihet më mirë. Do të kontrollojmë nëse do të jetë në gjendje të luajë që nga fillimi apo ndoshta gjatë ndeshjes në vazhdim”, tha Alonso.
Real Madrid përballet këtë të martë në orën 21:00 me Atalantën në Bergamo, sfidë e javës së gjashtë në Ligën e Kampioneve. Trajneri Carlo Ancelotti tha para medieve se pret një ndeshje të vështirë kundër kryesuesve të Serie A.
“Ata kanë qenë ekip shumë i mirë prej kohësh. Këtë sezon janë akoma dhe më të fortë. Vijmë nga një moment i vështirë, por jemi Real Madrid. Me Gasperinin, jemi miq të mirë. Ai ishte trajner i ekipit të të rinjve të Juventusi, kur unë isha atje. Po bën një punë fantastike. Çdo sezon i ndryshohen lojtarët, por ai di si të përshtatet. Do të jetë një ndeshje intensive dhe e bukur.
Unë kam besim tek ekipi dhe lojtarët e mi. Ne jemi përmirësuar. Pres një ndeshje shumë të vështirë në Itali. Ne do të luajmë për të marrë tre pikët, për të synuar më pas kualifikimin. Do të jetë e vështirë për të siguruar një nga tetë vendet e para, por luajmë vetëm për të marrë tre pikët”, deklaroi Ancelotti.
Në Champions League Atalanta me 11 pikë mban vendin e pestë, ndërsa Real Madrid me vetëm gjashtë pikë mban vendin e 24.