Rikthehet sonte në Report Tv sezoni i ri i emisionit Repolitix me gazetarin Denis Minga.
Aktualiteti dhe temat kryesore që shqetësojnë qytetarët do të trajtohen çdo të martë dhe të mërkurë duke nisur nga ora 21:00.
Emisioni i mbrëmjes së sotme ka në fokus krizën e thellë të Partisë Demokratike. Lulzim Basha arriti të marrë në dorë përsëri drejtimin e partisë por duket se ka humbur grupin parlamentar pas bashkimit të Gazment Bardhit me Sali Berishën.
Si do të reagojë Basha pas lëvizjes së fundit të Bardhit dhe a rrezikon ta përjashtojë atë në këshillin kombëtar që mblidhet këtë javë? Ndërkaq si do të funksionojë në Parlament PD-ja e Bashës me vetëm një minorancë deputetësh të opozitës? Nga ana tjetër çfarë synon lëvizja e re Berisha-Bardhi? Me kë opozitë do të negociojë kryeministri Rama për reformat e mëdha në Parlament ? Për të gjitha këto tema sonte në Repolitix ora 21:00