Pas përfundimit të ndeshjeve të ekipit kombëtar ka filluar java e tretë e kategorisë Superiore me kryendeshjen Teuta - Tirana. Sfida është zhvilluar në qytetin e Durrësit në prozhektorët e dritave. Ndeshja ka pasur dy risi, prezantimi i trajnerit të ri të Teutës Gentian Begeja, pas largimit të Hasan Likës dhe drejtimi i Tiranës nga Alban Tafaj.
Ndeshja ka nisur mjaft e mirë për ekipin e Teutës që ka kaluar në avantazh me Deliallisin pas një gjujatje të fortë nga jashtë zone duke mposhtuar gardianin e portës së Tiranës, Ilion Lika. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë, ndërsa në mesin e pjesës së dytë pas disa tentativave bardheblutë gjejnë golin e barazimit me Ahmatajn. Tirana është momentalisht në krye të rënditjes.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com